“Marrëveshje që s’duhet të përsëriten”

“Marrëveshje që s’duhet të përsëriten”

315
0

Mëngjesin e sotëm presidenti, Ilir Meta ka zgjedhur që të përshëndetë ndjekësit e faqes së tij në Facebook me një foto, ku shihet duke lexuar librin e Ilir Ikonomit i cili titullohet “Esat Pashë Toptani”.

Ndërsa foton e shoqëron edhe me një fjali.

“Një libër që duhet lexuar për histori që nuk duhen harruar dhe marrëveshje që s’duhet të përsëriten”, shkruan Meta.

E kur përmend fjalën marrëveshje diçka le të kuptohet për situatën politike në vend dhe marrdhëniet mes palëve.