Marrëveshje PS-PD për Reformën Zgjedhore? GJONI: Po vuajmë bashkëpunimin e të dyjave,...

Marrëveshje PS-PD për Reformën Zgjedhore? GJONI: Po vuajmë bashkëpunimin e të dyjave, nuk habitem

432
0

Deputeti i opozitës parlamentare Ralf Gjoni nuk e fshehu dyshimin se dy forcat më të mëdha politike në vend PS dhe PD janë pranë arritjes së marrëveshjes për krijimin e Reformës Zgjedhore.

Në një prononcim për ”Report TV”, Gjoni tregoi se çfarë u diskutua për 1 orë në tryezën e përbashkët të OSBE-së me PS, PD, LSI dhe deputetët e opozitës parlamentare.

Ndërkohë, ai hodhi poshtë propozimin e PD-së që financimet e partive dhe të fushatave zgjedhore të bëhen totalisht nga shteti. Në fund, Gjoni e mbylli deklaratën e tij se qytetarët po e vuajnë ende bashkëpunimin e fshehtë PS-PD.

”Pjesa e parë është përqëndruar te propozimet e OSBE. Tani është radha e propozimeve tona.

E njohim terrenin. Duhet të zvëndeësojmë rrotën, jo të merremi me komerdaren. ç

Dora jonë nuk ka munguar ndaj PD-së dhe forcave të tjera. Çfarë ndodhi në të kaluarën, ndodhi. Tani të shohim drejt të ardhmes, në shërbim të perspektivës europiane të vendit. Gjithashtu, PD-ja është e mirëpritur në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Do t’i mirëpresim propozimet për të bërë një reformë për të gjithë shqiptarët.

Financimi i partive 100% nga shteti është pak kontradiktore për një parti e djathtë . Do të isha kundër, të gjitha standartet e suksesshme tregojnë se modeli më i mirë është ai miks. Nuk është një propozim për Shqipërinë. Por le ti dëgjojmë propozimet.

I shtymë me 3 muaj punimet e Komisionit përtej 28 nëntorit, sepse kemi ende nevojë për kohë për të bërë një reformë zgjedhore.

Marrëveshja PS-PD është në fuqi, vuajmë nga kjo. Nuk më habit një marrëveshje e re. Le ti vëmë paratë atje ku kemi gojën, thonë amerikanët”, përfundoi Gjoni