Marjana Kondi: Në parlament të gjitha janë “Nafije”

Marjana Kondi: Në parlament të gjitha janë “Nafije”

525
0

Nga: Fabjola Kuburi

 

“Ditari i Ana Frankut”është aq i gjallë sot sa herën e parë kur është shkruar, ditari i jashtëzakonshëm i Ana Frank është bërë një zë thelbësor i mënyrës se si ne e kujtojmë një nga periudhat më të errëta të historisë së njerëzimit.

 

Në këtë shfaqje interpretoi përkrah Bruno Shllakut aktorja Marjana Kondi e cila u duk si një rol i qëndrisur posaçërisht për të, ai i zonjës Van Dan. Marjana duket shumë e vlerësuar nga duartrokitjet e publikut dhe se zhanri i saj i jetës është drama edhe pse publiku e ka dashuruar përmes roleve komike, ku ai i Nafijes ka qenë vendimtari në vulosjen e vendit të saj tek publiku.

 

Për këtë intervistë, me Marjanën u takuam në autobus, ndryshe nga të gjithë personazhet dhe artistët e tjerë, sepse Marjana është tillë, e veçantë dhe e thjeshtë, e suksesshme deri në skaj! Është një intervistë plot botë dhe këtë do e mësoni vetëm nëse e lexoni çdo fjalë të saj!

 

 

 

Fabjola Kuburi:- Marjanë, takohemi në autobus, në trasnsport urban, një takim i pazakontë apo jo?

 

Marjana Kondi:- Unë kështu jam, më pëlqen që takimet t’i bën në vende të veçanta, jo si masa, jo si të gjithë!(Buzëqesh)

 

– Si ndihesh sot? Ke qejf të flasim për punën, për protestën, për ditët e ftohta të dhjetorit…për çfarë ke qejf?

 

-Për të treja sëbashku. Për punën, sapo mbarova “Ditari i Ana Frankut”, ndjesia ishte e shkëlqyer, ku brenda personazhit tim ishte një pjesë e komedisë, fine dhe elegante të familjes Van Dan dhe nga mesi e tutje është tërëish tragjedi. Pra, përdoret edhe komedia edhe tragjedia, dramatika.

 

Është fati im dhe jo i shumë të tjerëvë që nuk arrijnë dot t’i interpretojnë të dyja zhanret. Kemi shumë figura në Shqipëri si Robert Ndrenika, Roza Anagnosti, Reshat Arbana të cilët mund t’i realizojnë më së miri të dyja këto zhanre.

 

Të bësh komedi duhet të kësh sharmin dhe karizmën e skenës, gjë që aktorët mezi e formojnë gjatë gjithë jetës së tyre.Për protestën, më pëlqen një gjë që këto protesta, të paktën sipas bindjes time, janë për një qëllim, të plotësohen kushtet dhe kërkesat e tyre siç e kanë menduar ata.

 

Unë jam pro studentëve, nuk diskutohet. Është gjë e shkëlqyer dhe një emocion i madh në jetën tonë.Ditët e ftohta të dhjetorit, janë të bukura, njeriu vishet mirë, ndjehet mirë. Tirana është zbukuruar dhe ndihet një atmosferë festive mjaft e ngrohtë.

 

Unë e ndjej këtë frymën festive edhe nga mbesa ime që ka qejf të dalim të shikojmë pemën e Vitit të Ri dhe unë sigurisht që ia plotësoj dëshirën. Më këndonte edhe këngën “Ja na erdhi Viti i ri” dhe për mua ishte një kënaqësi e madhe.

 

 

 

–Nuk e di çfarë quhet në “formë të mirë”, por mua ti po më dukesh për bukuri! Me energjinë që të karakterizon, më duket e pamundur të kesh ditë të qetë dhe monotone…

 

E bën këtë qëllimisht?

 

-Po, është e vërtetë, përsa i përket botës time të brendshme ndihem mirë dhe jam gjithë kohës energjike, lexoj. Sigruisht që i marr me sportivitet, sepse ligjet e natyrës janë të egra dhe nëse unë bëhem shumë e re nga ana e jashtme, mos kem rrudha nëse e bëj një radioskopi do të më dalë mosha ime e vërtetë e organeve, kështu që më pëlqen të eci paralel me vazhdimësinë e viteve.

 

Çdo rrudhë në fytyrën time ka një histori dhe historitë janë që nga ato më të shqëlqyerat deri tek ato më pak të tilla. Por më dominon pjesa e bukur. Nuk e bëj qëllimisht, por më pëlqen të jem e veçantë, të jem 1-0 në krahasim me masën.

 

 

 

-Më pëlqen shumë mënyra e gjallë se si ti tregon, me duar, e folura e sigurtë dhe e gjallë…  Je një shoqëri e mirë; me ty nuk mërzitesh kollaj?

 

-Është e vërtetë, madje mund të tregoj një rast konkret, vetëm para 4 ditësh erdhën nga Amerika posaçërisht për në, familjen time, shoqja ime e ngushtë me bashkëshortin dhe të them të vërtetën ia kaluam aq mirë sa më erdhi shumë keq që u duhej të ktheheshin.Edhe ata edhe ne u mërzitëm shumë.

 

 

 

– Të pamë tek “Dance ëith me” si një kërcimtare shumë të mirë, çfarë e lidhi Marjanën me Dancin?

 

– Danci ka qenë dhe sidomos Vera Grabocka, ka qenë antistresi im më i madh në ato momente sepse unë po kaloja një moment të vështirë, sapo më kishin larguar nga puna dhe po të mos ishin ato nuk e di si do e kisha kaluar, edhe pse unë jam natyrë e fortë dhe di të përballoj shumë sfida. Unë nuk e di si arrita të bëj atë humor në atë moment

 

 

 

-E veçanta më e bukur e të qenit artiste?

 

-Kanë qenë disa shprehje, të disa aktorëve gjigandë që kemi pasur më përpara, se tashmë nuk kemi asgjigandë, as kolosa  dhe as shtylla, duke hequr disa emra të vërtetë si Ndrenika, çifti Anagnosti, Reshat Arbana dhe Margarita Xhepa, dhe të Tinka Kurtit.

 

Këta kanë thënë më parë që të jesh një artist i mirë duhet të jesh vërtetë një njeri i mirë. Nëse je njeri i mirë dhe pak të bësh në skenë do marrësh duartokitje, në të kundërt mund të bësh maksimumin por pa shije!

 

 

 

-Një gjë nuk arrij të kuptoj, si mund të largohet nga puna një figurë artistike si Marjana Kondi?

 

-Ja më thuaj ti, ministrja e Kulturës e bëri! Unë nuk kuptoj diçka tjëtër, si mund të flasë për librat ajo kur vetë nuk ka botuar një libër, si mund të qëndrojë në pozicionin e ministres kur ka mbaruar një fakultet për frëngjisht dhe që edhe qeni im që ka vdekur  kur i thonim “Je t’aime”(Të dua) ai lehte, kur i thoja “Orvuar” ai ngrinte putrën e tij për të më përshëndetur.

 

Edhe ai u çuditërisht kur mori vesh për largimin tim nga puna. Ishte thjesht gëzimi i ministres së Kulturës që të dilte dhe të thoshte që është reforma është e shkëlqyer dhe ishte vetëm largimi im nga puna.

 

 

 

 

 

– Në skenë publiku ju ka parë dhe ju ka duartrokitur… Po prapa skene?

 

-Sigurisht që prapaskena është gjithmonë emocion, është ankth, është ajo aritmia e vogël që në çdo sekondë pret të thuhen fjalë të mira dhe vlerësuese. Edhe tek “Ditari i Ana Frankut” kisha duartokitjet e sakta të publikut por sigurisht që kam edhe pengjet e mia të një marrëdhënie me aktorë të tjera në teatrin Metropol që ishte diçka që nuk më pëlqeu.

 

 

 

– Më mirë në një rol dramatik, apo më mirë në një rol komik?

 

-Në situatën që jemi komik, por unë e ndjej si minus ndoshta ngaqë gjatë gjithë jetës time doja të luaja dramën. Është i vështirë nuk diskutohet dhe do tjetër impenjim drama, tjetër komedia.

 

 

 

-Më mirë të jesh “peshkatare”, apo më mirë “peshk” në rrjetën e gazetarëve, siç je tani?

 

-Peshkatare, sepse kur je peshkatare përvec gjërave të vogla kap edhe ndonjë delfin dhe padashje ai delfini mund të ketë ndonjë brilant andej nga fundi.

 

 

 

– Në një ambient artistësh të duhet të mbijetosh, të bësh e qetë punën tënde, apo të punosh pasi ke shtyrë atë që është para?

 

-Ndonjëherë vjen në një moment që mezi e shtyn që të ikësh sepse kompleksohen gjërat. Kur unë u largova nga puna askush nuk reagoi, aty kishte femra deputete që mund të kishin folur dhe të nderonin veten jo mua, por jo askush nuk foli, askush nuk reagoi. Përkundrazi, pashë një gëzim në fytyrat e tyre.

 

 

 

– Cili është kulmi i karrierës së një aktoreje të jashtëzakonshme si ti, a ka një kulm apo ka një vazhdueshmëri suksesi?

 

– Çdo gjë do gravitetin e vetë, matësin e vetë, ta nisësh me hapa të vegjël dhe me rezistentë, e të arrish në një pikë kulminante dhe pika kulminante mendoj se është eksperienca. Gjithsesi nuk ka një recetë për këtë, po mua më ka ardhur gradualisht, sepse punova në fillim me Pirro Milkanin, më pas me Dhimitër Anagnostin, Leka Bungon, Gjergj Vlashin, me Filip Cakulin, me Altin Bashnë, me Erand  Sojlin. Kulmi është të arrish të punosh me më të mirët, sekreti i saj ky është, nuk duhet të rrish me njerëz që mendojnë se kanë para dhe kanë dhe mend. Nuk është e vërtetë. Prite tjetrin nga veshja dhe përcille sipa mendjes.

 

 

 

Mua më pëlqejnë shumë edhe pasazhet nga humori i para ’90, kujtojmë këtu Nafijen, një mrekulli…!

 

-Është e vërtetë, Nafija është future në galerinë e humorit shqiptar dhe është i shkon përshtat edhe sot, sepse pot ë shikosh edhe në parlament, të gjitha janë Nafije. Bëjnë gara kush është botoksi më i mirë, çanta më e shtrenjtë, fustani më i shtrenjtë.

 

 

 

-Një vit ikën dhe një tjetër vjen… Si e përfytyron njërin dhe si tjetrin? Më krijo një përshkrim për vitin 2018 dhe një për 2019…Si ishte dhe si dëshiron të jetë?

 

-Unë pres dy gjëra, pres një vit të ri dhe një plazh. Që kur lindi mbesa periudhën e plazhit e kam shumë të gjatë. Dua të merrem me vajzën dhe të gëzoj bashkë me të në det.  Të Viti i ri më trishton pak, dua të fle herët sepse ditën tjetër do zgjohem më e plakur dhe kjo nuk më pëlqen. (Buzëqesh) por më pëlqen sepse gëzon mbesa.

 

 

 

– Më thuaj pak, nëse e shikon jetën tënde në retrospektivë dhe duke patur parasysh perspektivën, në cilën pikë të saj je tani?

 

– Veten e mendoj një gjyshe të mirë, moderne, me fisnikëri dhe mirësi, kulturë të jem një gjyshe e denjë për mbesën dhe nipërit e mbesat që do të vijnë. Të jem mirë me shëndet dhe bashkëshorti im, unë jam rritur mes librave dhe jetuar mes librave, vjehrri im ka qenë akademik , librat e vjehrrit tim janë në Akademinë e Shkencave.

 

 

 

– Kam lexuar diçka për një rrugë me emrin “AnaMali” në Prishtinë dhe në Shkodër, çfarë lidhje ke të ti me këtë?

 

-Ah, ato rrugë janë të quajtura në emrin e vjehrrit tim Skendër Anamali dhe unë jam e lumtur që jam rritur në atë familje, pasi u dashurova shumë e re me bashkëshortin dhe shtëpia ishtë një bibliotekë e madhe me libra, një thesar. Ai është nderuar për kontriubutin e tij në kulturë dhe këtyre rrugëve ia kanë vënë emrin e tij.

 

 

 

-A ndihet i plotësuar një njeri i realizuar në profesionin e tij, me një familje të shëndoshë dhe në gjendje të mirë fizike? Më saktë, a ndihet ndonjëherë i realizuar njeriu?

 

-Kaq kërkon njeriu nga jeta. Me arna dhe me të kruajtura njeriu nuk ngopet, ama me realizimin e këtyre të trejave që ti ke rreshtuar është maksimumi i jetës. Pastaj për milionat, ti kisha mirë do ishte por ja që nuk i kam.(Qesh)

 

Populli ka thënë…

 

– Bashkimi bën fuqinë… Po e vërtetë, por duhet të jesh dhe i drejtë!

 

– Punët e mira bëhen avash-avash…s’jam shumë dakord, punët e mira ecin, nuk ka avash apo shpejt.

 

– Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra…ato të bardhat po, pastaj tek marrdhëniet e rëndëishme as nuk duhet të ekzistojë si nocion.

 

– Gur-gur bëhet kalaja…bëhet po po,

 

– Më mirë një mik sesa një thesar…thesari thesari!(Qesh)

 

– Mos ki frikë nga hasmi, po nga miku i rremë…po shumë e vërtetë!

 

– Nëse i bën gropën shokut, bie vetë brenda…po e hape gropën bie kush të kalojë at(Qesh)

 

– Fshati që duket, s’do kallauz…them se edhe do pak, do pak marketing!(Buzëqesh)