Marina Vjollca është mes personazheve të famshëm që ka vendosur të mbyllet në shtëpi për të mos u prekur nga koronavirusi. Në një postim në Instagram, ajo shihet e veshur me pizhama dhe me make up, ndërsa pyet ndjekësit e saj sesi është intinerari i tyre. Të shumta ishin komentet e njerëzve që tregonin sesi do e kalonin ditën e tyre. Mes tyre ishte edhe Enca e cila shkroi se intinerari i saj ishte dhoma e gjumit, banjo, kuzhina dhe ndoshta ballkoni. Por moderatorja nuk kishte të njëjtat plane. Ajo u përgjigj se dita e saj ishte mbushur me shumë aktivitet dhe do pastronte shtëpinë.