Maqedoni/ sot votohet referendumi, pjesëmarrja e ulët

Maqedoni/ sot votohet referendumi, pjesëmarrja e ulët

482
0

 

      

Sot në Maqedoni do të mbahet referendumi. Qytetarët duhet të zgjedhin “Pro” ose “Kundër” në lidhje me pyetjen: “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO, me pranimin e marrëveshjes me Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?” Numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar është 1.806.336. Gjithsej do të votohet në 3.480 pika, të cilat do të jenë të hapur nga ora 7:00 deri në orën 19:00. Dje të drejtën e tyre të votës dje e shfrytëzuan të burgosurit dhe personat e sëmurë. Pritet që KSHZ gjatë ditës së sotme të dalë me rezultatet nga votimi i djeshëm. Referendumi i sotëm do të mbikëqyret nga vëzhguesit vendorë dhe të huaj. Numri zyrtar i KSHZ-së për mbikëqyrës vendor të akredituar është 11.907, ndërsa të huaj 493. Organizatat ndërkombëtare kanë akredituar edhe 194 përkthyes. Krahas atyre vendor, referendumin do ta përcjellin edhe gazetarë të huaj. Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve të gjitha pikat e votimit janë hapur me kohë. Deri më tani nuk janë regjistruar parregullsi. Sipas të dhënave të marra nga 71% i vendvotimeve, përqindja e pjesëmarrësve është 2, 45%. Kështu deklaroi në konferencë për shtyp zëdhënësja e KSHZ-së, Ljupka Gugucevska. Në KSHZ deri më tani janë paraqitur 3 ankesa për mbrojtjen e të drejtës së votës dhe që të gjitha janë shpallur të pabaza.