Manjani replikon me Donald Lu: Mos i ik thelbit. Po flitet për...

Manjani replikon me Donald Lu: Mos i ik thelbit. Po flitet për përfshirjen Tuaj në dorëzimin e drejtësisë te Rama

455
0

Ambasadori amerikan Donald Lu ishte sot në një aktivitetet të thirrur nga n/kryetarja e Kuvendit për çështjen e LGBT-së në vend. Ai atakoi drejpërdrejt deputetët e PD, Tritan Shehu dhe Oriola Pampuri por edhe ish-ministrin Ylli Manjani për debatin që nxitën kundër LBGT-së. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Manjanit i cili i kujton z. Lu se nuk duhet të shfokusohet nga thelbi i çështjes: Financimet e dyshimta të SOROS për kapjen e drejtësisë në vend.

Reagimi i plotë  i Manjanit

Në vijim të mos shfokusimit, një përgjigje për Ambasadorin Amerikan që ka më shumë përparsi LGBT: Edhe unë zoti Lu, po ndjek me vemendje debatin në Amerikë për përfshirjen Tuaj në dorëzimin e Sistemit të Drejtësisë së Shqipërisë në duart e Qeverisë! Kjo është më e rëndësishme! Ndjesë që nuk debatoj dot me ty në Kuvend sepse nuk jam deputet!