Mamaja e Beatrix zbulon çfarë shkruhej në letrën që Donaldi i dërgoi dje me rastin e Shën Valentinit (foto)

 

Ditën e djeshme, Donald Veshaj i bëri kërkesë vëllait të tij Romeo Veshaj që t’i dërgonte buqetë me lule Beatrixës për Shën Valentin.

Pak orë më vonë, Romeo ka treguar se porosia e Donaldit për të është kryer, pasi ai postoi një buqetë me trëndafila të kuq në llogarinë e tij në Instagram.

Një imazh ka publikuar edhe nëna e Beatrix duke e shoqëruar me këngën që kjo e fundit i ka dedikuar Donaldit për historinë e dashurisë që lindi brenda Big Brother VIP.

 

Nga ana tjetër, Beatrix e cila ndodhet në Dubai, ka publikuar lulet që i janë dërguar nga fansat me porosi të Donaldit dhe shkruan “Ju dua”.

 

“They can’t stop our love. Lule për lulen më të bukur në botë Beatrixën. Me kërkesë nga Donaldi e bërë me dashuri nga fansat Donald-Beatrix. Happy Valentine Day”, shkruhej në letrën që ishte shoqëruar me lulet.

Mbetet për t’u parë si do vazhdoja lidhja e tyre jashtë shtëpisë pas datës 18 shkurt, kur është finalja dhe fundi i ‘Big Brother Vip’.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *