Elena Ambrosiadou, një biznesmene me origjinë greke, arriti në pushimoren turke Bodrum me jahtin e dytë më të shtrenjtë në botë Maltese Falcon.
Jahti me flamur të Maltës ankoroi tek kështjella në Bodrum, ndërsa dhe iu afrua portit për të ngarkuar karburant, raporton Anadolu Agency.
Maltese Falcon është një nga jahtet më të mëdha dhe më modern në botë. Ai ka një gjatësi prej 88 dhe një gjerësi prej 12.5 metrash, ndërsa kushton 135 milionë euro dhe ka tërhequr vëmendjen e një numri të madh të popullsisë vendase, por edhe të turistëve.
Në jahtin luksoz gjendet palestër, dhomë masazhi dhe kinema.
FOTO PËRRALLORE TË JAHTIT MALTESE FALCON: