Maliq/ Vajzat: Nuk e përballojmë dot jetën! Mësuesja kujdestare: Nuk kanë një...

Maliq/ Vajzat: Nuk e përballojmë dot jetën! Mësuesja kujdestare: Nuk kanë një vend të hanë bukë!

540
0

Gazetari i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” Ferit Lika udhëtoi së bashku e stafin e emisionit takuan mësuesen kujdestare të Sonilës, vajzës së familjes Bego.

Elvis Naci edhe pse personalisht nuk ishte prezent përmes Feritit i përcolli mësuese Lizës një mesazh “Elvisi duke ditur që ju keni një lidhje të vencantë me Sonilën, me vajzën e familjes dontë që të jeni ju ajo që do t’i jepni lajmin familjes për dhurimin e shtëpisë së re”,- i tha gazetari Lika mësueses. Por në shtëpinë e tyre të rrënuar ne morëm më shumë përjetime të trishta nga vajzat sidomos në këto ditë të vështira që po kalon gjithë vendi nga koronavirusi.

 

 

“Është si ëndërr e keqe, shtëpia është e ftohtë me lagështirë, na ka mërzitur shumë kjo shtëpi, kushtet ekonomike na i vështirësojnë jetesën.Është një jetë e keqe, plotë me telashe. Dua që familja ime të jetë e lumtur, jeta ime ka qenë e trishtuar, duam të kemi një shtëpi të mirë, shpresojmë. Më e vështirë ishte kur më vdiq gjyshi, vëllai i vogël dhe mami është keq. Na u vështirësua jeta. Na ndihmonin njerëzit e afërm disi por jo më. Ëndrra ime është që mami të shërohet, babi të dëgjoi, të kemi një shtëpi, të jemi si gjithë të tjerët”,-shprehen fëmijët.

 

Mësuesja kujdestare e Lizës shprehet se “Sonila dhe Elsa janë këtu nxënëse tek shkolla jonë, i kam mbajtur pranë vajzat. Më kanë treguar për hallet e tyre në familje”.“Mësuesja ime është shumë e mirë, në cdo vështirësi më është gjendur pranë, më ka ndihmuar, kur më shajnë mësuesja më ka mbrojtur, kur nuk kam pasur besim në vete, më ka bërë të besoj” thotë Sonila për mësuesen. “Kur dëgjuam për koronavirusit kemi pasur frikë, duam të mos sëmuremi, duam shëndet në familje, këtë kërkojmë. Për shkak të virusit kemi mbetur brenda, kemi frikë ne nuk dime cfarë t’i bejmë vetes, kemi frikë të dalim jashtë. I lutem Zotit të mbrojë Atdheun tim, familjen time, të na mbrojë nga cdo telash”,- thotë Sonila.