Mali i Zi shpalli tenderin për teleferikun më të gjatë në botë

Mali i Zi shpalli tenderin për teleferikun më të gjatë në botë

496
0

budva-mali-i-zi

 

Autoritetet malazeze kanë shpallur një tender ndërkombëtar për ndërtimin e teleferikut më të gjatë në botë.

Teleferiku do të ndërtohet në itinerarin Kotorr-Lovçen-Cetinjë, ndërsa udhëtimi do të zgjasë 43 minuta.

Ai duhet të jetë 14,7 kilometra i gjatë, thënë ndryshe teleferiku më i gjatë në botë.

Ndërtimi është planifikuar të zgjasë 10 deri 12 muaj.

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave për parakualifikim skadon më 5 tetor.

Informacioni është konfirmuar zyrtarisht nga kryetari i komunës së Cetinjës si dhe nga koordinatori kombëtar i projektit, Aleksandar Bogdanoviç si dhe nga kryetarja e komisionit të tenderit, Daliborka Pejoviç.

Sipas tyre, ky është një hap historik për vendin.

Koncesioni për projektin e teleferikut do të jepet sipas ligjit malazez për koncesionet./ATSH

Shperndaje