Makinat përplasen kokë më kokë në Rinas, tre të plagosur

Makinat përplasen kokë më kokë në Rinas, tre të plagosur

481
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën e Rinasit, ku dy makina janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën. Si pasojë e aksidentit mes makinës “Audi” dhe asaj “Fiat”, kanë mbetur të plagosur tre persona të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.

Shkak për aksidentin mendohet të ketë qenë shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonin mjetet. Ndërkohë policia po vazhdon hetimet për ngjarjen.

Ky segment rrugor është problematik dhe aty vazhdimisht ndodhin aksidente, pasi rruga është e ngushtë, automjetet në përgjithësi ecin me shpejtësi të lartë dhe ka një numër të madh devijimesh anësore në të dy krahët.