Makina përplaset me një furgon mallrash në autostradën Tiranë-Durrës, plagoset turistja

Makina përplaset me një furgon mallrash në autostradën Tiranë-Durrës, plagoset turistja

397
0

Një turiste e huaj mbeti e plagosur pasditen e sotme në një aksident rrugor në autostradën Durrës-Tiranë. Ngjarja është shënuar në afërsi të Maminasit, ku mjeti me të cilin udhëtonte turistja është përplasur me një furgon mallrash. E plagosura është transportuar drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore. Nga aksidenti janë dëmtuar rëndë dy automjetet. Aksidenti ka sjellë bllokimin e autostradës, teksa policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.