Makina përplas rëndë pastruesen e qytetit në Fushë Krujë, dërgohet me urgjencë...

Makina përplas rëndë pastruesen e qytetit në Fushë Krujë, dërgohet me urgjencë drejt Traumës

321
0

Një aksident është shënuar orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Fushë-Krujës, ku një makinë ka përplasur një 45 vjeçare.

E plagosura është Silvana Lami, një nga pastrueset e qytetit të Fushë-Krujës.

Ajo ka marrë dëmtime të shumta dhe është nisur menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ngjarja ndodhi në lagjen ‘SMT’ të Fushë-Krujës, ndërkaq policia ndodhet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.