Majlinda Kelmendi e artë në Gjermani

Majlinda Kelmendi e artë në Gjermani

430
0

Majlinda Kelmendi ka shtuar edhe një medalje të artë në sirtarin e saj. Krenaria e Kosovës ka arritur të fitojë vendin e parë në Grand Slamin e mbajtur në Dyseldorf të Gjermanisë, në kategorinë deri në 52 kilogramë. Ajo e nisi për mrekulli këtë turne, duke triumfuar me IPPON qysh në ndeshjen e parë, kundër gjermanes Venera Thum. Luftën e radhës Majlinda e zhvilloi me xhudisten nga Brazili, Eleudis Valentim, të cilën gjithashtu e mposhti me IPPON, për të prekur çerekfinalen. Goca nga Peja, arriti që në çerekfinale të shënoj një fitore të madhe kundër jug-koreanes Bokyeong Jeong, për të kaluar në gjysmëfinale, ku do të përballej me italianen Odette Giuffrida, të cilën e mposhti me anë të IPPON. Në luftën finale, përball kosovares u gjend xhudistja nga Mongolia, Sosorbaram Lkhagvasuren. Edhe këtë ndeshje Majlinda arriti që ta kalojë me sukses, duke siguruar kështu medaljen e artë, dhe duke ngritur përsëri lart flamurin e Kosovës.