MAFIOZI shqiptar që jep urdhra nga burgu, e dashura e tij avokate...

MAFIOZI shqiptar që jep urdhra nga burgu, e dashura e tij avokate i zgjidhte punë: Një grua si ti nuk e lë (PËRGJIMET)

872
0

Hetimi për vrasjen e avokatit grek Michalis Zafiropoulos ka gjetur si porositës të kësaj vrasjeje që tronditi mbarë Greqinë, shqiptarin Klodian Lekocaj i cili është i burgosur që prej shtatorit të vitit 2018 në burgjet e Koridalos në Athinë. Sipas mediave greke Lekocaj ka pasur një ndikim të madh mbi mafien në Greqi dhe ka një bande kriminale në Athinë, në Selanik dhe në Kretë. Madje mediat greke si ‘Reader.gr’ , ‘Το ΦΩΣ’, ‘Ελεύθερος τύπος’ i referohen si  shqiptarit si “Cosa Nostra” i burgjeve në Athinë. Edhe pse ai është i burgosur ka arritur gjithmonë që t’ujapë urdhra “ushtarëve” të tij nga qelia. Shqiptari është akuzuar gjithashtu për vrasjen e dy shqiptarëve Albert Bako dhe Bardhyl Tusha në burgjet greke. Duhet theksuar se Lekocaj ishte mik me Albert Bako, pasi janë akuzuar se vitin 2014 kanë plagosur një tjetër avokat grek jashtë shtëpisë së tij. Përgjimet e policisë greke nxjerrin  së fundmi, se Lekocaj ka urdhëruar vrasjen e të dy shqiptarëve por arsyet nuk janë bërë ende publike. Përgjimet e reja të policisë greke kanë gjetur se si shqiptari mblidhte informacionet e tij dhe organizonte bandën dhe avokaten e tij. Ishte pikërisht avokatja e tij 45-vjeçare, e cila sipas përgjimeve është edhe e dashura e tij, ajo e cila kryente ‘punet’ për mafiozin shqiptar. Në përgjime dëgjohet avokatja që i thotë “Mirëmëngjes zemra ime…Të dua shumë dhe nuk dua të të humbas…” ndërsa shqiptari i përgjigjet duke i thënë “Një grua si ti nuk e le unë…Do të gjej mënyrën që të vij në duart e tua…” . Hetimet e policisë greke nuk kanë fund në përpjekje për të ‘gozhduar’ mafiozin shqiptar…