Macron bën thirrje për “rilindje evropiane”

Macron bën thirrje për “rilindje evropiane”

412
0

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka propozuar një sërë reformash për të siguruar të ardhmen e Bashkimit Evropian. Përmes një shkrimi autorial të publikuar në gazeta të ndryshme të 28 vendeve anëtare të BE-së, Macron bëri thirrje për krijimin e një agjencie që do të mbronte BE-në nga sulmet kibernetike. Në prag të zgjedhjeve për institucionet e BE-së që do të mbahen në maj, presidenti francez, mbështet një ndalesë për fuqitë e huaja që financojnë partitë politikë në Evropë.

 

Duke e trajtuar çështjen e Brexit-it, presidenti Macron, në këtë shkrim, thotë se populli britanik nuk ka qenë i informuar para se të votojë për braktisjen e BE-së.

 

Presidenti i Francës, thotë se BE-së si institucion, i duhet një “riorganizim i madh” në mënyrë që të ndalojë shtetet anëtare të “tërhiqen nga nacionalizmi”, duke iu referuar kështu procesit të Brexit-it.

 

“Kush ia tha të vërtetën popullit britanik për të ardhmen e tyre pas Brexit-it?. Kush u foli atyre për humbjen e çasjes në tregun e BE-së?”, pyet në letrën e tij Macron.

 

Prandaj, ai thotë se është e nevojshme një “rilindje evropiane” përderisa e përshkruan BE-në jo vetëm si një treg ekonomik por një projekt të cilit i duhen edhe një sërë institucionesh qe do të mbikqyrnin ndryshimet brenda tij.

 

Menjëherë pas publikimit të kësaj letre, mbështetje për qëndrimet e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, kanë shprehur kryeministri i Finlandës, Juha Sipila dhe kryeministri i Belgjikës, Charles Michel.