Lulet e Verës nga Vera Istrefaj

Lulet e Verës nga Vera Istrefaj

576
0

***

Harlisen luledelet fushave

puthen me fluturat

zogjtë sqepisin njëri-tjetrin

pa drojë , lëndinës

në flladafshin e stinës

***

Qytetin e kanë pushtuar luleblirët

verdhësia e bukur  ka praruar drurët,

shpirti  mrekulohet nga aromëmirët

trungjet e blirëve  mbretërojnë  udhët

 

***

Lule kacavjerrëse,  ti

më je varur ndër sy.

më lodron nëpër qerpikë

herë hareshëm,  herë me frikë

***

Vjeshtë e artë praroi bjeshkën

nën blegërima vallëzon jeta,

fllad magjie theu heshtjen

nis stivon kujtime të vjetra

 

Shperndaje