“Luhen aleanca dhe negociata të mëdha”/ Akademiku Artan Fuga analizon klimën politike:...

“Luhen aleanca dhe negociata të mëdha”/ Akademiku Artan Fuga analizon klimën politike: Vera nuk do të jetë e qetë! Duket sikur ariu fle, por…

455
0

Akademiku Artan Fuga parashikon një verë të nxehtë politike. Teksa rendit disa  nga çështjet, që sipas tij do të jenë pjesë e debatit politike, thekson se këto muaj nuk do të jenë të qeta.

Në një intervistë për News24, profesor Fuga  sqaron se pavarësisht se klima politike duket e qetë, luhen tensione të mëdha, aleanca apo edhe konflikte. “Duket sikur ariu fle, por ai nuk fle”, u shpreh akademiku.

“Është e pamundur ta parashikosh për arsye sepse ka disa gjëra që janë në proces. Është organizimi i Kongresit të PD a Kuvendi Kombëtar, është në proces si të thuash shqyrtimi nga Gjykata Kushtetuese lidhur me votimin për shkarkim të Presidentit të Republikës nga Kuvendi, janë në proces tensionet për procedurat lidhur me të, hapja ose jo e bisedimeve për çeljet e negociatave për integrimin e Shqipërisë.

Një sërë çështjesh të tjera që më duket se në ndryshim nga vitet e tjera, kjo verë besoj se nuk do jetë aq e qetë, aq më shumë kemi dhe ankthe në thonjëza, sociale, kolektive, politike lidhur me atë nëse opozita, pra PD dhe aleatët e saj do të marrin këtë apo atë vendim lidhur me pjesëmarrjen apo jo të tyre në kuvendin e ardhshëm që hapet në shtator, dhe po kështu mund të numërohet si formimi i qeverisë së ardhshme, ministrave, riorganizimi, marrëdhëniet brenda forcës drejtuese qeveritare, jemi në një proces shumë të rëndësishëm sa i përket vendimmarrjes në Gjykatë Kushtetuese për zgjedhjet e pushtetit lokal të kërkuara për tu shqyrtuar nga shoqata e Bashkive, tensionet brenda kësaj Shoqate, suspense të tjera, si ato që kanë të bëjnë me faktin që nëse Presidenti i Republikës do të vazhdojë të kryejë funksionet e tjera, cili është raporti i tij me mandatin, Kushtetuta që i cakton atij, paracakton për t’ia dhënë zotit Rama si kryetar i kësaj force.

Mbledhur gjitha këto faktorë bashkë, edhe sikur të duket që jeta politike do të jetë pak evente politike të rëndësishme, mendoj se nëndhe luhen tensione të mëdha, negociata të mëdha, luhen aleanca, konflikte të mëdha. Duket sikur ariu fle, por ai nuk fle”, tha Fuga.