“Luftë” deklaratash. Reagim i Këshilltarit të Merkelit : Rama shumë shpejt i...

“Luftë” deklaratash. Reagim i Këshilltarit të Merkelit : Rama shumë shpejt i akuzuar

395
0

Këshilltari i kancelares gjermane Angela Merkel, Martin Henze ka reaguar pas lajmit se kryeministri Rama ka paditur gazetarin e “Bild” Piter Tiede që publikoi përgjimet. Edhe Henze komenton në Twitterin e Ramës ashtu si vetë Tede, por ky i fundit thotë se Rama do jetë së shpejti i pandehur në gjykatat ndërkombëtare.

“Peter, këto janë tronditjet e fundit të një autokracie, Zoti Rama do të jetë së shpejti para gjykatave ndërkombëtare si i akuzuar”, shprehet Henze.

Ai gjithashtu shprehet se BILD është një “organet më të mira të shtypit”.Ne kemi lirinë e shtypit”, shton Henze, i cili përgëzon edhe gazetarin Peter Tiede për artikujt e publikuar: “Bravo, vazhdo punën e mire”.

Përmes një postimi në Twitter, Kryeministri Edi Rama u shpreh se i kishte dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz, për nisjen e procesit gjyqësor me gazetarin Peter Tiede, pas publikimit të përgjimeve në gazetën “BILD”.

“Sapo i kam dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz, për nisjen e procesit gjyqësor mbi publikimet e BILD! Gjykatat gjermane le ta vendosin kush ka të drejtë e kush ka faj në këtë mes. E bëj sepse shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën nga drejtësia e atij vendi pa hije”,- shkruan Rama.

Në të njëjtin status ka komentuar vetë gazetari gjerman Tiede, i cili pyet Ramën: Dhe pse më akuzoni ju mua? Për publikimin e vërtetë të audi-përgjimeve të BILD”.