Lufta e tregtisë SHBA-Kinë, Trump: Huawei mund të jetë pjesë e marrëveshjes...

Lufta e tregtisë SHBA-Kinë, Trump: Huawei mund të jetë pjesë e marrëveshjes tregtare

382
0

Presidenti i SHBA Donald Trump ka thënë se Huawei mund të jetë pjesë e një marrëveshjeje tregtare ndërmjet SHBA dhe Kinës. Lufta e tregtisë SHBA-Kinë është përshkallëzuar në javët e fundit me rritjen e tarifave dhe kërcënimet për më shumë veprime. Uashingtoni ka shënjestruar Huawei duke e vendosur firmën në listën e zezë tregtare. SHBA argumenton se Huawei përbën një rrezik të sigurisë kombëtare, ndërsa Pekini akuzon SHBA për “ngacmimin” e kompanisë. Javën e kaluar, administrata Trump e shtoi Huawei, krijuesi i dytë më i madh në botë i smartfonëve, në listën e njësive të saj, e cila ndalon kompaninë të blejë nga firmat amerikane pa miratimin e qeverisë. Por Trump ka thënë se është e mundur që kompania  të jetë pjesë e ndonjë marrëveshjeje tregtare me Pekinin.