Luani “shpallet” shenja më e urryer e horoskopit, ja pse

Luani “shpallet” shenja më e urryer e horoskopit, ja pse

341
0

Disa mund të thonë se Virgjëresha është më e urryera, të tjerë do të thonë se janë Binjakët për “dyfytyrësinë” e tyre dhe disa të tjerë madje mund të mendojnë se Demi ose një Gaforre është shenja më e keqe e horoskopit .

Disa shenja të zodiakut konsiderohen shumë kokëfortë, si Binjakët dhe Demi. Shenjat e tjera shihen si shumë manipuluese, si Dashi, Luani dhe Gaforrja.

Dhe madje edhe Luanët mund të akuzohen si më të urryerit, gjë që është e çuditshme, pasi Dielli sundon këtë shenjë zjarri, apo jo?!

Nga të dymbëdhjetë shenjat e zodiakut, ata që kanë lindur midis 23 korrikut dhe 22 gushtit mund të urrehen më shumë nga të gjithë dhe kjo mund të rrjedhë nga xhelozia për shkak të guximit që luanët kanë.

Pavarësisht se shpesh veprojnë si “mbreti i xhunglës” i vetëshpallur, njerëzit lodhen nga shumë aspekte të qëndrimit të luanit, dhe kjo mund të jetë shkaku kryesor se pse ata janë kaq të urryer.

 

Njerëzit e kësaj shenje:

 

-kërkojnë shumë vëmendje

 

-janë shumë egoistë

 

-arrogantë

 

-kokëfortë

 

-janë njerëz shumë xhelozë

 

-duan të kontrollojnë jetën e të tjerëve

 

Këto janë tiparet negative të kësaj shenje të cilat mbizotërojnë mbi arsyet negative që kanë dhe 11 shenjat e tjera. Po ju mendoni se luanët janë shenja më me shumë ‘difekte’?