Luana si Kendall Jenner

Luana si Kendall Jenner

477
0

Mbrëmja e sotme në programin ‘Shiko Kush Luan’ pritet të rezervojë mjaft surpriza për publikun për shkak se të ftuarit e saj janë disa nga emrat më të dashur të estradës shqiptare, Remzije Osmani, Nexhat Osmani, Getinjo apo vëllai i tij Mozzik.

Me anë të një videoje të shkurtër, Luana ka zbuluar disa nga momentet më pikante të mbrëmjes së sotme, ku dallohet se dy reperët e njohur janë bërë më tortë në fytyrë dhe kanë pohuar disa nga të vërtetat e tyre.

Megjithatë ajo çfarë bie ë sy është ‘look-u’ i Luanës, e cila këtë të shtunë ka zgjedhur t’i ngjasojë yjeve ‘Kardashian’.

Moderatorja ka veshur një fustan, modelin e të cilit zgjodhi ta vishte modelja Kendall Jenner gjatë mbrëmjes së çmimeve ‘Emmy 2019’.

Luana shquhet për format e saj, ndaj dhe më ketë pamje duket se ka tërhequr jo pak vëmendjen e fansave të saj.

Shperndaje