LSI prezanton kandidatët në Lezhë-Kryemadhi:Jemi forcë e parë

LSI prezanton kandidatët në Lezhë-Kryemadhi:Jemi forcë e parë

401
0

Lëvizja Socialiste për Integrim gjate një takimi me banorët e qytetit të Lezhës, prezantoi kandidatët për deputet për zgjedhjet parlamentare te 25 qershorit. Zëvendëskryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, duke folur para qytetarëve lezhjanë, u shpreh se LSI do të dalë forcë e parë në zgjedhje, pasi eshtë e vetmja forcë politike që i ofron një shans të gjithëve.

“Ne sot kemi një mision, me votën tonë duke i dhënë LSI-së forcë e parë, drejtimin e qeverisë, sepse me drejtimin e ri ne do të kemi shansin për të qenë evropian të vërtet. Do të kemi shanse për të qenë të lirë në vendin tonë. Ne e kemi një shans më 25 qershor për të rikthyer fuqinë, për të rikthyer punën, për t’i rikthyer identitetin dhe integritetin që i takon Lezhës duke votuar numrin 1”, tha zv/kryetarja e LSI-së.

Kryemadhi gjithashtu u ndal tek alternativa që ofron LSI duke theksuar se ajo eshtë e vetmja parti që do të qeverisë me përulësi duke i thënë fund tiranisë dhe oligarkisë që u tentua të vendosej në Shqipëri.

Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputet, Viktor Tushaj u shpreh se LSI me programin e saj garanton një të ardhme të sigurt për të rinjtë në vendin e tyre, duke u ofruar platformë konkrete për zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës për të rinjtë.

“Nuk do ta lëmë fatin e këtyre të rinjve në fatin e një lotoje amerikane apo rrugëve të Evropës për të përmirësuar cilësinë e jetës së tyre. KJo rini do ta ndërtojë fatin e saj në këtë vend dhe ne do të ndërtojmë të sotmen e Shqipërisë”, u shpreh Tushaj. /