Lorik Cana ia ngatërron emrin Bebe Rexhës, reagon këngëtarja

Lorik Cana ia ngatërron emrin Bebe Rexhës, reagon këngëtarja

446
0

Bebe Rexha i ka reaguar Lorik Canës, i cili në një koment ia ngatërroi emrin asaj, duke e quajtur Blerta. Bebe Rexha ka publikuar një video, në të cilën shfaqet në mes të rrugës, ndërsa kur e pyesin për emrin, i përgjigjet duke u kthyer teksa në duar ishte mbishkrimi BEBE. Lorik Cana i komentoi këngëtares duke ia shkruar “Mendoni Blerta?”, ndërsa komentit ia shtoi edhe flamurin kombëtar shqiptar. Pasi ia ngatërroi emrin, Bebe iu përgjigj Lorikut duke shkruar “Bleta*”. Kujtojmë se Bebe Rexha së fundi ka publikuar versionin akustik të këngës “Last Hurrah”, e cila u prit mirë në publik.