Lleshaj: Protesta ishte e dhunshme dhe e paligjshme

Lleshaj: Protesta ishte e dhunshme dhe e paligjshme

371
0

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u shpreh të dielën në një deklaratë për mediat se protesta e djeshme e opozitës ishte “e dhunshme, e rrezikshme dhe e paligjshme”.

 

“Ishte protestë e dhunshme, e rrezikshme dhe e paligjshme. Pati më pak pjesëmarrës, gjë që është lajm i mirë, pasi shqiptarët kanë kuptuar se pas kujt nuk duhet të rendin”, tha Lleshaj.

 

“Gjatë protestës u konsumuan thirrje të hapura antikushtetuese, për dhunë, për revolucion”, deklaroi më tej ministri i Brendshëm.

 

Lleshaj tha se u përdor një arsenal lëndësh shpërthyese të ndaluara e të rrezikshme nga të cilat u shkaktuan dëme të mëdha.

 

“Protesta kontribuoi edhe njëherë për ta zhvendosur vëmendjen e policisë nga krimi tek protesta. Policia dha shembull dinjiteti, dhunuesit një tjetër arsye për t’u braktisur nga çdo qytetar. Policia reagoi me profesionalizëm ndaj njerëzve që kanë vrarë”, u shpreh ministri Lleshaj.