
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është pritur me protesta në Durrës.
Ministri pritet që të zhvillojë një takim në Universitetin e Durrësit, ndërsa është pritur me protesta.
Më herët Lleshaj zhvilloi një takim në portin e Durrëst, ndërsa pas kësaj bashkë me kreun e Bashkisë Vangjush Dako, kanë mbërritur në ambientet e kampusit universitarë ku e prisnin studentë, pedagogë, banorë të zonës e struktura drejtuese të Policisë dhe do të diskutohet për çështje të mjedisit, decentralizimin si dhe të sigurisë në tërësi.
Mirëpo, me të mbërritur ata u pritën me thirrjet “turp”, “turp”, “turp”, nga studentë dhe mbështetës të PD-së.
Të rinjtë e akuzojnë ministrin se ka helmuar me gaz lotsjellës.
Debati:
Studenti: Juve nuk ju takon të shkoni në asnjë vend të Shqipërisë. Ju veni qeveri legjitime. Vini këtu dhe ne e morëm vesh vetëm 1 orë përpara, sikur po vjen kreu i shërbimit sekret.
Lleshaj: Ju e përcaktoni se ku hy dhe nuk hy unë?
Studenti: Nuk e përcaktojmë ne, por duhet ta dimë.
Lleshaj: Kush jeni ju?
Studenti: Jam qytetar i këtij vendi dhe ju më keni helmuar. Jeni i ministri i Brendshëm dhe na helmuat me gaz. Turp! Turp! Turp!
Lleshaj: Nëse do të komunikosh, hajde komuniko…
Studenti: Çfarë të komunikoj? Kemi komunikuar në shesh, hodhët lëndë kimike. Po sot çfarë do bëni? Më thoni? Cilat janë masat që do merrni? Do më arrestojnë shoqëruesit tuaj?
Lleshaj: Nuk kam ardhur për këtë punë