LIVE / Shpërthen makina e polices, ndërhyn dhe FNSH

LIVE / Shpërthen makina e polices, ndërhyn dhe FNSH

589
0

Ora 21: 30-Forcat zjarrfikëse nuk janë lejuar nga protestuesit të shuajnë flakët që kanë shpërthyer në një makinë të parkuar përpara Parlamentit. Makina ka shpërthyer, ndërsa FNSH ka përdorur gaz lotsjellës për të larguar protestuesit. Po ashtu mësohet se makina i përket një efektiveje të policisë, të komisariatit nr 1 në Tiranë.

 

Ora 21: 15- Protestuesit kanë përdorur dhe shishe me molotov, në derën kryesore të Parlamentit. Tani janë larguar efektivët e policisë dhe situatën në dorë e kanë marrë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Më herë policia ka reaguar me gaz lotsjellës dhe ujë me presion.

 

I vihet zjarri makinës së parkuar

 

I vihet zjarri makinës së parkuar

 


Ora 20: 15- “U mësuat me gazin lotsjellës”! Lulzim Basha nga protesta para Parlamentit ka bërë batuta me gazetarët, pasi policia përdorin gazi lotsjellës.

 

Ai u pa me shami në duar duke fshirë sytë, po ashtu dhe ish-kryeministri Sali Berisha. “Protesta do vazhdojë deri sa të duan qytetarët”, tha Basha.