Lissus Tilka, ‘’S’ka ma Ne’’ kur shkelen parimet!

Lissus Tilka, ‘’S’ka ma Ne’’ kur shkelen parimet!

1021
0

Nertila Marku, është padyshim vajza më dinamike, më energjike, vajza më “sy shkope”. Lezhjania me shpirt artistik, që unë e therras ‘’Burrnesha Lezhjane’’ . Sepse mua më pëlqejnë femrat e tilla , i admiroj. Ndaj , e kam sjellur pranë jush , pasi sapo ka publikuar klipin e radhës Rock, një rrymë që pak osë farë pak fëmra e pozicionojnë veten në këtë rrymë. 
Por, Nertila -Lissus Tilka , flet për gjithëçka! Ndaj, lexoni më posht intërvistën që i mora më shumë dashamirësi.

Nertila Marku, je një emër i lakuar në shumë mëdia , në gazeta e portale. Si të bën të ndihësh kjo?

 

-Përshendetje! Të jam mirënjohëse për këtë intervistë,që në këto momente të angazhimëve të mia,përbën një rëndësi akoma më të madhë sesa në shumicën ë rastëve, ekspozimi ka qënë më shumë produkt mediatik i masave për burim konflikti apo show i rëndomtë. Kur në portale  kam gjetur të pasqyruar zërin tim të lirë që prodhon zgjidhje për t’i lëhtësuar plagët këtij vëndi,padyshim jam ndjerë më ë fortë në atë që kam dashur e dua të bëj më së shumti, aktivizmi qytetar.
Si vajzë Lezhjane, ti jë gjëndur shpesh përballë shumë përplasjesh në distancë me njërëz politik, mëndon së kjo të jep forcë nga që kë studiuar për drëjtësi?

 

Mendoj që Drejtësia është një koncept më i gjërë sesa spektri akademik i të studiuarit ‘’Drëjtësi’’.
Le të mos harrojmë sesa gjyqtarë apo prokurorë kanë mbaruar me 10-ta Drëjtësi në këtë vend, dhe vazhdojnë të shkëlqejnë dukë mbajtur notën 10, ama në padrejtësi e korrupsion.Shkëlqejnë dukë u përfshirë në organizimin e krimit politik ë shoqëror që po bëhet në këtë vënd dita ditës.
Por nëse më pyët mua,drejtësia buron nga shpirti e matërializimi me një diplomë nuk të bën më të drëjtë, por të bën më të vetëdijshëm për ligjin e pasojat e tij.Lum ai/ajo që e përdor diplomën e drejtësisë duke vendosur në balancën më të mirë të mundshme drëjtësinë juridike me atë morale.Po ku ka sot drejtesi e moral?! (qesh)
Nëse një ditë do ta përdor diplomën e drejtësisë për të dhënë drejtësi, të parët që do punoja me shumë pasion që ta paguajnë shtrenjë para ligjit,do ishin hajdutët e taksave,njerëzit e sistemit të korruptuar të drejtësisë dhe shfrytëzuesit e prostitucionit.
E  padyshim, je vajza më energjike , vajza që së njeh frikën , nënkëmbjen , dhe dështimet , ku e merr Nertila gjithë këtë forcë?!

 

Besimi te Zoti,sytë e time bijë dhe Vetja. Mbase kjo përgjigje më bën të dukem disi ‘’egoiste’’ në pamje të parë.Jeta më ka provuar se shtylla më e fortë e njëriut është vetja dhe  ajo dashuri që nuk e shkaterron koha..Ndoshta jo rastësisht jam përballur me fatkeqësi apo drama që shpesh janë të vështira edhe për burrat,por duke ngritur kokën lart e gjetur “ngushëllim” tek Zoti, më pas duke shtrenguar time bijë të paktën prej 4 vitesh, Nertila ka marrë formën që vendos përballë vlerat dhe antivlerat e jetes më qartë se asnjëherë. E di për cfarë duhet të ndalësh dhe kur duhet ta bësh!

Nerta, ti siç të njoh shkruan shumë bukur mbi të gjitha je një vullkan shpërthimi për cdo padrejtësi , ke pasur një moment që i ke thënë vetës “mjaft”?!

 

Shkrimi ka qënë për mua miku më i mirë për të shpërthyer. Edhe kur kam shpërthyer me veten.
Po kam thënë një herë “mjaft”!
Ishte rasti kur isha përfshirë në një projekt ndërkombëtar për statistikat e prostitucionit në Shqipëri.
Arrita të depërtoj në vënde të ndryshme në Shqipëri, ambjente natën dhe ditën, që i përdornin për vatra prostitucioni. Përfshi dhe agjensitë e modelingut.Gjatë punës sime njoha vajza të tmerruara që donin të largoheshin por s’mundeshin më.Vajza që ishin përdhunuar në këmbim të karrierës së detyruar ëtj.
Një rast doja të shpëtoja një vajzë memece, edhe pse detyra ime nuk ishte me policinë aty për aty.
E ndërmora si një mision personal në atë moment.
Por rreth meje gjeta vajza tjera që erdhën më kërkuan, por asnjëra s’pati guximin të vinte me mua në organët e Drejtësisë sepse u kishin futur tmerrin dhe përvëc kesaj më kërkuan që mos të guxoj të bëj dicka sepse i’u vritëshin familjët.Pra më kishin kërkuar vetëm të më kishin mikeshë por jo të zgjidhja jetën e tyre në atë ku ishin te përfshira.
Qava aq shumë një momënt vetëm.I thashë vetes :” Mjaft më”! Drëqi e mori! Ti rrëzikon edhe moralin dhe jetën tënde duke futur kokën në ato ambjente (gjoja për të kërkuar punë sipas planit që ishte), dhe i ke tjerat viktima të këtij tmërri,në fund del e keqe më to!”Ishin të tmërruara sepse njerëzit që i kontrollonin kishin shumë lidhje me njerëzit publikë dhe politik!

Nëse do vazhdoj kështu nuk do mbarojmë kurrë! Sepse ti je sa dhjetra romane. Po ndërrojmë temë : Një gjest shumë fisnik dhe njerëzor berë edhe për një zonjë  që  ishte prëkur me sëmundje të keqe , sa ece , dëri ku arrite me sensibilizimin?!

Zonja në fjalë u nis drejt Italisë me ndihmën ekonomike që i dhashë unë më njerëz të tjerë që ë ndihmuan.Është në fazën e përfundimit të analizave në Itali,dhe prësim përgjigjen e tyre për të parë nëse duhët një ndërhyrjë e zakonshme apo ndoshta dicka që do kushtojë ekonomikisht edhe më shumë. Sensibilizimi personal arriti deri aty sa disa njerëz, përfshi dhe ty mik i dashur Hamdi, erdhën më kërkuan, më telefonuan e bashkuan shpirtrat e mëdhenj në vlera monetare të vogla, për tu kthyer në ndihmën e madhe që realizoi edhe rrugëtimin e saj.

 

Jam i lumtur! Emri Nertila flet shumë … të flasim pak për Nertilen si Nënë? Si është të merrësh më takime në studio të ndryshme më tema të ndryshme , dhe si Nënë e një vajze si kinge?

Faleminderit!
Në fakt, kur më duhet të flas si nënë,nuk kam shumë fjalë.Është fat që tani po shkruaj këtë intërvistë,së të më pyësnit përballë do më ngecnin fjalët e do më mbusheshin sytë me lotë sic më ka ndodh në studio kur jam pyetur për vajzën time.Di vetëm dicka: Vajza ime është rritur dhe do të rritet me filozofinë e bërjes së gjërave të vogla, me dashuri të madhe.
Ajo do të rritet nga unë me filozofinë më të bukur në botë,që e la Nëna ma e madhë në botë, Nëna Shën Terezë 🙂
Sigurisht që në këto kohë materializmi është e vështirë të punosh qoftë edhe më fëmijet për ti rritur me ndjenjën e humanizmit e tolerancës,por unë sa të kem frymë, s’do të rresht së bëri këtë me vajzën time në cdo ditë të jetës së saj.

 

Edhe unë po të isha përballë s’do mundja të të pyesja, por po përfitoj në këtë rast . Jë një shembull që çdokush duhet të të ndjek, sepse edhe pse në moshë të vogël vajzës i mëson këngë patriotike , do na shprehësh në këtë aspekt?

 

Unë mendoj që njerëzit më të mirë janë ata që duan Dijen dhe Atdheun.
Gjëja mëe  rëndësishme e njeriut është Familja.
Nëse tek një fëmijë injektohët së pari kultura e vendit tënd, mendoj se krijon në shoqëri një individ me identitet. Vajza ime është shqiptare.Vajza ime di edhe anglisht.
Por është detyra ime si prind, që trashigimia idëntitare e bijes sime,të mbjllët që tani, kuptohet me nivele të përshtatshme për një fëmijë, që kur të jëtë duke u rritur, të jëtë duke e fituar dijen për gjënë më të rëndësishme që ka cdo njëri si vazhdimësi: Identiteti!
Ndoshta sot duken fjalë të mëdha për vajzën time të vogël, apo për njërez mendjevegjël.Unë e shoh tek vëtja.
Unë ndihëm që e vogël një shqiponjë e madhe nga dashuria që më dhanë prindërit e mësuesit për atdheun tim,historinë e tij e këngët e tij.
Pastaj ne kemi këngë aq të bukura,se kanë histori edhe  në tekste, dhe teksti mbase motivon dhe një muzikë aq të bukur që të bën të kesh krahë për të fluturuar i/e lirë e ndalon vetëm aty ku ka dashuri njerëzore.

 

Meqënese jemi te tekstet dhe muzika , Ti sapo ke sjellur një supër klip dhe me një supër tekst , që të jem i sinqertë , teksti më ka rrënqethur , si është pritur ky klip në familjen tënde?

 

Në familjën time ka vite që përjetohet krijimtaria ime,jo vetëm për këngët e mia por edhe librat, apo tekstet që kam shkruar për të tjerë artistë.Në rastin konkret,në heshtje ndoshta kanë përjetuar ndonjë merak e dhimbje, sepse teksti dhe kënga erdhën pak kohë pas ndarjes sime, marteses 10 vjecare me babain e vajzës.Por ama nuk më kanë thënë gjysmë fjalë për këtë detaj, vetëm ndihen mirë që është pëlqyer kënga.

Më kë ke bashkëpunuar, dhe cfarë projekti ke në duar?!

Ndër vite kam bashkpunuar me një artist unik.Me Alban Arifin.Ai është njeriu që,që para 10 viteve më rekomandoi të ruaja këtë stil, edhe pse eksperimentova në dy- tre raste me rryma tjera.Më shumë përkujdesje artistike në cdo rast, me profesionalizmin që tashmë e dini dhe nga kënga ime e fundit,arrita të dal në fjalët e tij të 10 viteve më parë. 
Ndërkohë,vjet në Kosovë kam gjetur hapsirën për menaxhim artistik atje nga Dj Cimi.Jam suprizuar tej mase sepse Cimin e njihja si ndër artistat më të mëdhenj që këndon vetë, që ka bërë këngët artistëve si Adelina Ismaili,Mirsa Kërcelli, Fifi, Mihrije Braha etj… Apo fakti që menaxherët e M.Jackson e artistëve tjerë ndërkombëtare, kanë ardhur në Kosovë e kanë bashkpunime më të të vazhdueshëm.Mendoj që këta dy artistë, secili në forma të ndryshme e hapesira të ndryshme,janë bashkpuntorët më të mirë të mundshëm që mund të kisha.
Unë kam këngë të përfunduara, ndonjë të përzëmërt do ta kthëj në klip sigurisht, dhe jam duke pritur edhe ca ditë sa të lehtësohem nga një kurim intensiv, që të shkoj në Kosovë të diskutoj me menaxherin atje, mënyrën sesi do të vijojnë projektët e reja.

 

Ti si vajzë e veçantë, ke kënduar përkrah Shkumbin Ismailit , mendon se mund të keni një bashkëpunim?

 

Me Shkumbinin kemi qëlluar të ftuar në evente kulture dhe mode për të kënduar.
Sigurisht, isha e motivuar nga fakti që aty në rrjesht me emrat si Shkumbini, isha edhe unë.
Dëshira mund të ishte e madhe, por aktualisht s’mund të them me shumë.
Arsyeja e parë është se, qëllimi im kryesor si fillim është: rritja profesionale në zhanrin tim që thuhet se është i ngjashëm me zhanrin e tij.
Njoh edhe artiste te  tjërë si Clirim Leka në Shqipëri, që mbase ka klipe shumë, apo të publikuara shumë këngë,ama, janë në një cilësi të pacmueshme në këtë zhanër.
Lë t’ja lëmë punës e kohës!

 

Një Nërtilë kaq  sinqertë, kaq reale , kaq e dashur , me kë do doje të kishe një bashkëpunim?

 

Doni të vërtetën? Do doja ta kisha me ndonjë talent që është akoma i pazbuluar dhe s’ka mundësi të zbulohet në kohët kur kemi nevojë më shumë së kurrë për artistë.
Do doja të kishte një brez të ri në këtë zhanër që të identifikohen vetë pa ndonjë emër të njohur në krah.
Megjithatë, më thuaj, kush sdo dontë që për ceshtje frymëzimi ndër vite, të mos kishte të paktën një rast të këndojë(mbasë jo klip së s’bën),me Elita 5 ?

Duke ta uruar me zemer ta besh realitet! Kush janë njerëzit që Nertila s’frymëmon dot pa to?

Çelestina,(Vajza ime) Motrat, Prinderit, 
Vëllai , diamanti i vogël që më frymëzon pêr fisnikërinë që ka si burrë Po rritët e burrërohet me imazhin që kam dashur gjithmonë për djemtë në këto kohë. Është vetëm 14 vjëc e interesohet për tokat e shtëpinë në fshat, edhe pse arsimohet e jeton në Tirane me mua.Që bisedon me shokët për respektin për femrat.Që po krijon një model që dashtë Zoti e ruan që të frymëzojë shumë njerëz të tjerë.

Gjyshërit, Bruna (mikja ime e ngushtë). 
Gjithsesi nuk marr frymë as pa njerëzit që më frymëzojnë nga distanca.
Ë njëra prej tyre është Blerina. Mikja ime e shtrenjtë që vjet humbi motrën nga kanceri, e pak kohë më vonë babain.

 

Klipi yt titullohet “S’ka ma Ne” , në jetën e përditshmë kujt dhe për cfarë arsye e thotë Nertila , “S’ka ma Ne”?

 

Për një arsye të qartë Nertila “Ska ma ne” me këdo: 
” Ska ma Ne”, nëse shkel parimet e ndershmërisë dhe drejtësisë.Njeriu fal, toleron, mundohet të të ndihmojë, por kur pesha e sakrificave kthehet në shtypje të atyre dy parimëve, atëherë “S’ka ma ne”.
Do këtë gjithmonë NE,vetëm për viktimat, e jo shkaktarë e as mbështetës që nuk heqin dorë në kohë nga e keqja.

 

Nga njerëzit publikë deri te shoqëria kë ka Nertila përzemër, disa emra nëse është e mundur?

Ata që kam përzemër janë poetë, artistë dhe intelektualë të ndershëm.
Kam përzemër edhe striptiste publike.
Kam përzemër këdo njeri publik që publiciteti i ka ardhur nga talenti apo puna e vet e jo hajdutëria e privilegjët nga taksat e qytetarëve apo forma të tjera dominimi politiko-ekonomik.
Unë nuk dua të ndalëm sot më emra të posacëm, pasi këta njerëz të paktë, i dua aq shumë sa nesë bëj gafë të harroj ndonjë e të më kujtohët nesër, ndihëm vërtëtë jo mirë me vetën.Hamdi,ju si një ndër këta përsona që kam përzëmër,ndoshta dukë ditur dhë rrethin e njërëzvë që vlerësoj,me kalimin e kohës duhet të prësim se jëta mund të këtë të papritura më vonë.
Ndoshta jeta do më sjëllë njerëz tjerë të tillë, e s’dua ti mungojnë kësaj interviste, pavarsisht se s’kanë ardhur akoma ! (qësh)!

Si të gjithë ëdhë Ti kë hobitë dhë fobitë ? Cilat janë do na i thuash?
Oh,kam hobi shumë, të luaj futboll, të krijoj veshje, dhe të kërcej , kendoj sigurisht 🙂 
Ndërkohë, me thënë të drejtën kam fobi tymin dhe nëse më mbulohen këmbët kur fle..Nëse dëgjoj erë tymi, kam probleme me zemrën.Një rast kur po digjej shtëpia kur isha e vogël vetëm me babin në dhomë…Babi u gjysmë asfiksua, pas një zjarri që na ra në dhomë dukë filluar djëgia nga frigoriferi.Në të dy po flinim.Më iku zëri,doja të nxirrja babin jashtë ashtu e vogël e s’kisha fuqi.Ai spo merrte frymë më….Pas shumë viteve e kalova edhe njehere më ndodhi një ngjarje tjetër.Pikërisht në korrik 2016 kur po shkoja drejt Greqisë me nje autobus, për të ndihmuar babain e vajzës.Mori flake autobusi dhe aty mes tymin para së të dilnim shihja vec vajzën time e fytyrën e babit. Ndërsa puna e këmbëve,nuk dua realisht të shprehem akoma.Mbase një ditë do ta bëj.Thjeshtë ishte dikush që e kishin lënduar rëndë, e kishin torturuar,dhe donte të mbytej.Fati deshi që të më puthte këmbët që ta dëgjoja kur iku.U zgjova dhe vrapova pas tij per ta shpetuar dhe e bera..Nëse s’do më kishte puthur këmbët, s’do ta kisha dëgjuar e s’do te isha ngritur që ta ndaloja të mbytëj në ujë.
Nësë unë mbuloj këmbët natën, kam probleme me zemrën njësoj si me tymin..

Faleminderit për gjithë sinqeritetin! 
Nëse do të thoja se intervistes i erdhi fundi , duke të uruar shumë suksese! Si do ta mbyllje ?

Duke ju falendëruar për mbështetjen që treguat për figurën time, ëndrrat e mia , jeten time e respektin për gëzimët e hidhërimet e mia.
Nuk i prëmtoj asgjë të madhe lexueseve,të afërmëve e as dëgjuesve të muzikës sime
.Di vetëm që kam zgjedhur të luftoj për frontin e  të bukurës dhe të vërtetës.Do paraqitëm me show në këtë luftë vetëm kur të jëtë i nevojshëm në funksion të atyre dy të parave.Faleminderit me zemër!

 

Intervistoi: Hamdi Skeja!