Lirohet Saimir Tahiri, i hiqet arresti i shtëpisë

Lirohet Saimir Tahiri, i hiqet arresti i shtëpisë

363
0

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka vendosur të zhbëjë vendimin e Shkallës së Parë për Tahirin. Ai do jë jetë pa masë sigurie, tha avokati Haxhia në përfundim të seancës. Vendimi është marrë nga trupa gjyqësore e Apelit të Krimeve të Rënda me Kryesuese Saida Dollani dhe anëtarët Sokol Binaj e Fehmi Petku. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura përreth dy orë. Avokati dhe z. Tahiri arritën të bindën trupen gjyqësore se duhet të hetohet i lirë dhe vendimi është marrë në favor të ish-ministrit. Sakaq, prokuroria ka këmbëngulur duke kërkuar “arrest me burg”. Kujtojmë se Tahiri qendroi prej datës 12 Maj në “arrest shtëpie” në bazë të vendimit të shkallës së parë.