Lirohet kryebashkiaku, gjykata cakton “arrest shtëpie” për Fran Frrokajn

Lirohet kryebashkiaku, gjykata cakton “arrest shtëpie” për Fran Frrokajn

136
0

Gjykata e Lezhës ndryshoi masën e sigurisë për kryetarin e bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj. Nga arrest me burg caktuar në mungese të premten (ditën kur u arrestua), sot gjykata vendosi masën e sigurimit personal “arrest në shtëpi”. Vendimi i gjykatës është pritur me brohoritje nga mbështetësit e kryebashkiakut Frrokaj, të cilët prisnin jashtë ambienteve të gjykatës. Fran Frrokaj bashkë me n/kryetarin e bashkisë, kryetarin e qarkut Lezhë dhe 10 persona të tjere akuzohen për shpërdorim detyre, falsifikimin dokumentesh për dosjen “Rana e hedhun”. Për të gjithë zyrtarët e arrestuar, përfshirë edhe kryetarin e qarkut, Gjok Ndoka, gjykata ka vendosur ti lirojë nga paraburgimi dhe tu caktoje masën “arrest shtëpie”.

*Në video: Frrokajt i hiqen pranga gjatë seancës