Lirohet bashkëshorti i ministres Shahini, por…

Lirohet bashkëshorti i ministres Shahini, por…

573
0

Dardan Mulliqaj, bashkëshorti i ministres së Arsimit të Shqipërisë, Besa Shahini është liruar.

Lajmin e kanë transmetuar mediat kosovare pasi kanë marrë një konfirmim nga zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Koçi.

“Rasti ishte dërguar në Prokurori. Deputeti Molliqaj tashmë është liruar me procedurë të rregullt. Rasti do të vazhdojë”, – tha ajo.

Mulliqaj u arrestua nën arsyetimin për pjesëmarrje në protestën për lirimin e deputetit Albin Kurti, në vitin 2015. Arrestimi i deputetit në fjalë ka qenë në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut dhe në shkelje të plotë të procedurave ligjore. Për këtë arsye, ajo protestë ka qenë e drejtë dhe e nevojshme.