Linda Rama reagon sërish duke cituar Kadarenë: Nuk e kemi shpikur ne...

Linda Rama reagon sërish duke cituar Kadarenë: Nuk e kemi shpikur ne ngulitjen e Shqipërisë në Evropë

388
0

Linda Rama reagon sërish duke cituar Kadarenë: Nuk e kemi shpikur ne ngulitjen e Shqipërisë në Evropë

 

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama ka reaguar sërish pas vendimit të Këshillit Europian për të mos hapur negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë.

 

Pëmes një postimi në ‘Twitter’, Linda Rama ka cituar edhe një herë shkrimtarin e madh Ismal Kadare, i cili është shprehur në 2006 se nuk e kanë shpikur shqiptarët ngulitjen e Shqipërisë në Evropë.

 

Sipas Kadares, humbja e rigjetja e kontinentit nënë, nuk të bën më pak evropian se të tjerët, por të bën më shumë.

 

‘Ne nuk e kemi shpikur #Shqipërinë. Ne nuk e kemi shpikur as ngulitjen e saj në #Evropë. Humbja e rigjetja e kontinentit #nënë, nuk të bën më pak evropian se të tjerët. Përkundrazi, ajo të bën më shumë. #kadare #2006’, shkruan Linda Rama.