Lidhja e dashurisë me komshiun që çoi në dy viktima/ Flet banori...

Lidhja e dashurisë me komshiun që çoi në dy viktima/ Flet banori në Patos: Motra e autorit ishte e martuar, por i shkonte natën në shtrat Manolit, i gjeti e ëma

732
0

 Dy persona mbetën të vrarë me armë zjarri mesditën e djeshme në Patos. Njëri prej tyre gjeti vdekjen në vend, ndërsa tjetri ndërroi jetë pak minuta pasi mbërriti në spitalin e Fierit. Pas ngjarjes, Policia bëri të mundur arrestimin e autorit të dyshuar, i cili u kap pak metra larg vendit ku ndodhi krimi.

 

Sipas informacioneve nga Policia e Fierit, i vdekur në vend mbeti shtetasi Elis Kapaj, 22 vjeç, dhe Manol Rrapaj, 26 vjeç, banues në Patos.

 

Ndërsa personi i dyshuar që qëlloi për vdekje është shtetasi Martin Skendaj, 22 vjeç, punonjës i Policisë së Burgjeve në Fier.

 

Pas arrestimit, Policia bëri të mundur sekuestrimin e armës së shërbimit të 22- vjeçarit, i cili qëlloi për vdekje dy të rinjtë. Nga informacionet paraprake mësohet se shkak i kësaj ngjarjeje është një konflikt mes të rinjve, i cili përfundoi dje me dy viktima.

 

 

Konflikti që përfundi me dy të vdekur ka nisur për shkak të një historie dashurie, raporton abcnews. Motra e Martinit ka qënë e dashuruar me viktimën Manol Rrapaj. Mirëpo, familja e kësaj të fundit nuk ka qenë dakord me lidhjen e saj me komshiun, ndërsa e kanë martuar në fshatin Panahor të Ballshit.

 

Ndonëse vajza u detyrua të niste një jetë të re, duket se e reja nuk i ka shkëputur kontaktet me Manolin, raporton abcnews. Madje sipas dëshmive ky i fundit shkonte dhe e takonte në fshatin ku ajo ishte martuar.

 

Kjo i ka rënë në sy edhe bashkëshortit të saj si dhe familjarëvë të tij, të cilët kanë bërë edhe kallëzim në polici. Më pas ajo u divorcua dhe erdhi në Kuqar tek prindërit por ata e lanë të jetonte në një banesë më larg nga ajo e tyre.

 

Edhe pse disi më larg, ajo shkonte dhe e takonte në dhomën e tij, në orët e vona në errësirë Manolin. Kjo gjë u vu re nga e ëma e viktimës.

Ndërsa katër ditë më parë dy familjet janë zënë deri sa ngritën edhe sopata, por u njoftua policia e cili nderhyrei menjëherë duke mos lejuar përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.

 

Por nuk ka përfunduar, mëngjesin e ngjarjes ata janë zënë përsëri, ku Martini mësohet ti ketë thënë të atit, “baba , lëre nuk na i ka fajin komshiu, por motra që i shkonte në shtëpi”.

 

Teksa kanë debatuar e janë qëlluar, Martini ka shkuar të marrë mjekim në poliklinikë. Aty në korridor është ndeshur me Manolin dhe kushuririn e tij nga Kashishti. Përsëri aty janë konfliktuar fizikisht, në këto momente Martini ka nxjerr pistoletën dhe ka qëlluar mbi Manolin duke e lënë të vdekur dhe më pas ka qëlluar edhe kushëririn.

 

Kushuriri i tij Elisi ka mbetur i plagosur, por vdiq në spital. Atë e bir e kanë pranuar ngjarjen dhe kanë rrëfyer mbi të me detaje.

 

Nga ana tjetër familjarë të viktimës fajësojnë policinë e cila mori vesh konfliktin shkoi e sekuestroi sopatën që u zunë, por nuk la patrullë policie për të shmangur një konflinkt të dytë i cili i çoi në vrasje në ditën e tretë.

 

Mbi ngjarjen kanë dhënë dëshmitë e tyre edhe të afërmit, të cilët janë shprehur se shkak i ngjarjes në fjalë është bërë vajza.

 

Sipas një banori, kishte pasur një sherr mes dy familjeve dy ditë më parë por që kishte ndërhyrë Policia, ndërsa vëllai i vajzës, Martin Skëndaj ka gjetur rastin për ta qëlluar të dashurin e motrës së tij.

 

“Familjet që të dyja janë të mira, por fajtore u bë vajza. Ajo ishte e martuar, i vinte në krevat natën këtij çunit, ishte beqar (viktima) ajo ishte e martuar. Mirëpo e gjeti e ëma e djalit atë botin, ja edhe tani ajo bërtet “kurvë, kurvë”, e gjeti në krevat, aty filloi sherri. Lajmëruan policinë, edhe parmbrëmë u rrahën me sëpatë, edhe tani erdhën dhe morën të atin. Ai ruajti rastin dhe erdhi dhe e vrau, por që vrau edhe kushëririn që kishte ardhur nga Gjermania për ta takuar”, tha banori.