Plagosur në vitin 1983, kohë kur kryente shërbimin ushtarak
Quhet Iljaz Dashi, 50 vjeç nga Rrajcë, Bashkia Prrenjas, është plagosur në moshën 20 vjeçare kohë kur kryente shërbimin ushtarak. Mjekët nuk aritën t’i indentifikonin plumbin e mbetur brenda në trup. E mbyllën duke thëne që ti je ushtar dhe je vetëplagosur me bajonetë, për të mos bërë shërbim. Me poshtë po japin historinë e tij.
Pyetje! Si ka ndodhur ngjarja dhe a mund të na tregoni konkretisht?
Përgjigje! Unë isha atëhere 23- vjeç, u mobilizova më 20 Janar 1983 dhe mbasi mbarova periudhën tre mujore te garantinës, më caktuan me shërbim në repartin ushtarak të Brigadës së Prrenjasit, në atë kohë ajo ishte brigada më e madhe e Korpusit të Burrelit, mbasi ishte edhe rrethi kufitar, ku dhe në projektet e Ministrise së Mbrojtjes dhe Qeverisë së atëhershme ishte barriera e parë e bllokimit të kufirit në rast sulmi nga “armiqtë” e huaj jugosllavë,s epse Rrajca ishte vend kufitar.
Pyetje:Konkretisht kur ka ndodhur dhe a mbani mend ndojë detaj?
Përgjigje! Posi e mbaj mend shumë mire, sepse atë kohë ishte korrik ka qënë ora 14:00 e ditës dhe unë sapo kisha marrë shërbimin në vendrojen e caktuar nga komanda e Brigadës Ushtarake. Dhe në një moment mua mu duk si kur dicka më pickoi,ose më mirë më ngrohu,a nuk e di se si të them,por mbas tridhjetë minutash sikur po më binte të fikët,atëhere thërrita përgjegjësin e rojes,që njoftoi komandantin dhe vajta në ambulancen e brigadës ku u mjekova. Mjeku më nisi menjëherë në spitalin Civil të Librazhdit ku unë ju nënështrova disa analizave dhe më thanë që nuk ke gjë, shko në shërbim. Unë këmbëngula se e ndieja që nuk isha mirë, por mjekët kirurgë të asaj kohe më thanë që nuk ke gjë sepse ti je ushtar dhe e bën për të mos kryer shërbim, prandaj je plagosur vetë më bajonetën e pushkës. Në atë kohë kishte shumë raste që ushtarët nuk i rezistonin shërbimit dhe dispilinës së fortë ushtarake dhe bënin dhe vetëplagosje. Mbasi më mbajtën rreth një jave më nxorën nga spitali dhe më nisën përsëri në repart ku unë unë për dy vjet kreva shërbimin ushtarak.
Pyetje:A keni patur shqetësime gjatë kësajë kohe që ju shërbenit në ushtri?
Përgjigje: Unë gjatë kohës që kryeja shërbimin ushtarak kisha dhimbje dhe ndjeja këputje, marrje mendësh dhe i pafuqishëm, por asnjë nuk ma vinte veshin,me shmë vështirësi lodhje dhe torturë shpirtërore dhe I këputur përfundova shërbimin ushtarak.Edhe kur u lirova nga ushtria ku unë kam punuar në punë të ndryshme,nuk kam qënë në rregull, ndjehesha se kisha shumë probleme dhe këputje, shume herë jam shtruar nëpër spitale,por asnjeri nga mjekët nuk arinte të më thoshte se çfarë kisha. Madje dhe pdisa vjetësh unë u shtrova në spital ku u kurova, por pa me gjetur sëmundjen.
Pyetje. Por si u zbulua rasti?
Përgjigje: Mua një ditë më kapi një dhimbje mesi dhe ra të fikët, vajta tek mjeku i fshatit Reshit Hana dhe pasi më vizitoi me tha që duhet të shkosh urgjent të bësh radio grafinë sepse ti mundet të kesh probleme. Vajta tek mjeku Petrit Dashi, të cilin e kasha edhe kurshëri, nga grafia që më bëri rezultoi se kisha një plumb arme në shpatullën e djathtë ashtu siç pretendoja por që mjekët nuk e kishin gjetur. Mjeku më dha rekomandimin që të shkoj në spitalin ushtarak për tu operuar për të hequr plumbin. Dhe menjëherë bëra të gjitha analizat në spitalin ushtarak ku më pas mjekët kirurgë më hoqën plumbin nga shpatulla të cilin e kisha mbajtur në trup 38 vjet. E sot ndjehem shumë mirë.
Ja çfarë thotë mjeku Reshit Hana:
Pyetje: Si e ekzaminuat pacientin dhe që kishte problem, pasi sipas tij ka jetur me plumbin në shpatull për 38 vjet?
Përgjigje: Mua pacienti mu paraqit me mjaft probleme,por nga shejat që mu ankua dhe nga vizita që bëra unë dyshova menjëhërë për trup të huaj, brenda trupit të tij, por që të ishte plumb, mua nuk ma merrte kurrë mëndja,por fati e ka sjellë që është gjallë dhe është një rast tepër i rrallë, mesa kam njohur unë mjeksinë dhe e sa kam studiuar.
Pyetje:Madje si vepruat?
Përgjigje: Pra mbasi unë dyshova për trup të huaj unë i dhashë rekomndimin që duhet të bënte një radiografi të trupit të tij sepse dyshoja, por siç theksova jo për një plumb arme. Dhe është e vërtetë, ashtu siç dyshova, mjeku radiollog nxjerr që në trupin e pacientit në shpatullën e djathë, në vetebrën e pestë,ngjitur me kollonën e shtyllës kurrizore të ishte një plumb arme i kalibrit 7.62 mm. atëhere i rekomandova që të shkonte në spitalin ushtarak për tu operuar urgjent,mbasi ti nënshtrohej disa analizave te specializuara. Ka qënë një qitje e largët, ku shpejtësia fluturuese e plumbit ka qënë në ulje jo shumë e fortë dhe ka bërë që të jetë pa probleme për pacientin. Por gjatë këtyre 23 vjetëve plumbi ka lëvizuar në mënyrë të ngadaltë dhe ka mbetur ngjitur me shtyllën kurrizore dhe paraqeste tepër probleme për jetën e pacientit. Prandaj duhet të operohej urgjentisht. Sot pacienti gëzon shëndet të plotë,megjithëse ka vuajtu për një kohë shumë të gjatë,e që i ka sjellë shumë shqetësime,por është dhe me fat që më në fund shpëtoi nga dhimbja e tmerrshme që i krjiohej në trup.
Përgatiti: Era Çela