Librazhd/Histori e rrallë dhe e vërtetë: Mbas 23 vjetësh i gjendet...

Librazhd/Histori e rrallë dhe e vërtetë: Mbas 23 vjetësh i gjendet plumbi qorr në shpatull

262
0

Plagosur në  vitin 1983, kohë kur kryente shërbimin ushtarak

 Quhet Iljaz  Dashi,  50  vjeç nga Rrajcë, Bashkia Prrenjas, është plagosur në moshën 20 vjeçare  kohë  kur kryente shërbimin ushtarak. Mjekët  nuk aritën t’i indentifikonin plumbin e mbetur brenda në trup. E mbyllën duke  thëne  që  ti je ushtar dhe je  vetëplagosur me  bajonetë, për të mos  bërë  shërbim. Me poshtë po japin  historinë e tij.

Pyetje! Si ka ndodhur ngjarja dhe a mund të na tregoni  konkretisht?

Përgjigje!  Unë  isha  atëhere  23- vjeç, u mobilizova  më 20 Janar 1983 dhe mbasi mbarova  periudhën tre mujore te garantinës, më  caktuan me  shërbim në  repartin ushtarak të Brigadës së Prrenjasit,  në atë  kohë ajo ishte brigada më e madhe e Korpusit të Burrelit, mbasi ishte edhe rrethi kufitar, ku  dhe në projektet e Ministrise së Mbrojtjes dhe Qeverisë së atëhershme ishte barriera e parë  e  bllokimit të kufirit në rast sulmi nga “armiqtë” e huaj  jugosllavë,s epse Rrajca ishte  vend kufitar.

Pyetje:Konkretisht kur ka ndodhur dhe a mbani mend ndojë  detaj?

Përgjigje! Posi e mbaj mend   shumë   mire, sepse  atë kohë  ishte korrik  ka qënë  ora  14:00 e ditës  dhe unë  sapo kisha marrë  shërbimin  në  vendrojen e  caktuar  nga  komanda  e Brigadës  Ushtarake.  Dhe në një moment mua  mu duk  si kur dicka më  pickoi,ose më mirë më ngrohu,a nuk e di se si të  them,por  mbas  tridhjetë minutash sikur po më binte të  fikët,atëhere   thërrita  përgjegjësin e rojes,që njoftoi komandantin dhe vajta  në ambulancen e brigadës ku u mjekova.  Mjeku më nisi menjëherë në spitalin Civil të Librazhdit  ku unë ju nënështrova  disa analizave  dhe  më  thanë që nuk ke gjë, shko në shërbim. Unë këmbëngula  se e ndieja  që nuk isha mirë, por mjekët kirurgë  të asaj kohe  më  thanë që nuk ke  gjë sepse ti je ushtar dhe e bën për të mos  kryer  shërbim, prandaj je plagosur vetë më  bajonetën e pushkës. Në atë kohë kishte shumë raste që ushtarët nuk i rezistonin shërbimit dhe dispilinës së fortë  ushtarake  dhe bënin dhe vetëplagosje. Mbasi më mbajtën rreth një jave më nxorën nga spitali dhe më  nisën përsëri në repart  ku unë unë për  dy  vjet  kreva  shërbimin ushtarak.

Pyetje:A  keni patur  shqetësime  gjatë  kësajë  kohe që ju shërbenit në ushtri?

Përgjigje:  Unë gjatë kohës  që  kryeja  shërbimin ushtarak kisha  dhimbje dhe ndjeja  këputje, marrje mendësh dhe i pafuqishëm, por asnjë nuk ma vinte veshin,me shmë vështirësi lodhje dhe torturë shpirtërore dhe I këputur  përfundova  shërbimin ushtarak.Edhe kur u lirova  nga ushtria  ku unë  kam  punuar në  punë të ndryshme,nuk kam  qënë në rregull, ndjehesha  se kisha  shumë  probleme dhe  këputje, shume  herë  jam  shtruar  nëpër  spitale,por  asnjeri nga mjekët nuk arinte të më  thoshte se  çfarë  kisha. Madje dhe  pdisa  vjetësh unë  u shtrova  në  spital ku u kurova,  por pa me gjetur  sëmundjen.

Pyetje. Por  si u zbulua rasti?

Përgjigje: Mua  një  ditë më kapi një dhimbje mesi dhe  ra të  fikët, vajta tek mjeku i fshatit Reshit Hana  dhe  pasi më vizitoi me tha që duhet të shkosh urgjent të bësh radio grafinë sepse  ti mundet të kesh probleme. Vajta tek  mjeku Petrit Dashi, të cilin e kasha edhe kurshëri, nga grafia  që më  bëri rezultoi se  kisha një plumb arme në shpatullën e djathtë ashtu siç pretendoja por që mjekët nuk e kishin  gjetur. Mjeku  më dha rekomandimin që  të  shkoj në spitalin ushtarak  për tu operuar për të hequr plumbin.  Dhe menjëherë  bëra të gjitha analizat në spitalin ushtarak ku më pas mjekët kirurgë më  hoqën plumbin nga shpatulla  të cilin e kisha mbajtur në  trup 38  vjet.  E sot ndjehem  shumë mirë.

 

Ja çfarë  thotë mjeku Reshit Hana:

 

Pyetje: Si e ekzaminuat  pacientin dhe që kishte problem, pasi sipas  tij ka  jetur me plumbin në shpatull për 38 vjet?

 

Përgjigje: Mua pacienti mu paraqit me  mjaft probleme,por nga shejat që mu ankua dhe nga vizita  që bëra  unë  dyshova  menjëhërë për  trup të  huaj, brenda  trupit të  tij, por  që të ishte plumb,  mua nuk ma merrte kurrë mëndja,por  fati e ka  sjellë  që është  gjallë dhe është një rast  tepër i rrallë, mesa  kam  njohur  unë  mjeksinë  dhe e sa kam  studiuar.

 

Pyetje:Madje si vepruat?

 

Përgjigje: Pra mbasi unë  dyshova për trup të huaj unë i dhashë rekomndimin që  duhet të  bënte një  radiografi të trupit të  tij sepse dyshoja, por  siç  theksova jo për një plumb  arme. Dhe është e vërtetë, ashtu  siç  dyshova, mjeku radiollog  nxjerr që  në trupin e pacientit në shpatullën e djathë, në vetebrën e  pestë,ngjitur me kollonën e shtyllës  kurrizore  të ishte një plumb arme i kalibrit 7.62 mm. atëhere i rekomandova që të  shkonte në  spitalin ushtarak për tu operuar urgjent,mbasi ti nënshtrohej disa analizave te  specializuara. Ka qënë  një qitje e largët, ku shpejtësia fluturuese e plumbit  ka qënë  në ulje  jo shumë e fortë dhe ka bërë që të jetë pa probleme për pacientin. Por  gjatë këtyre  23  vjetëve  plumbi ka lëvizuar në mënyrë të ngadaltë  dhe ka mbetur  ngjitur me shtyllën kurrizore  dhe paraqeste  tepër  probleme  për jetën e pacientit. Prandaj  duhet të operohej urgjentisht. Sot  pacienti  gëzon shëndet të plotë,megjithëse ka vuajtu për  një kohë shumë të gjatë,e që i ka sjellë shumë shqetësime,por  është dhe me fat që më në fund shpëtoi nga dhimbja e  tmerrshme që i krjiohej në trup.

 

Përgatiti: Era Çela