Liberta Spahiu “rindez” marrëdhënien me Flori Mumajesin pas një viti

Liberta Spahiu “rindez” marrëdhënien me Flori Mumajesin pas një viti

907
0

Ç’fshihet pas këngës së re, që kantautori e krijoi për dasmën e tij

 

Në fillim të këtij viti, moderatorja e njohur e “Prive”, Liberta Spahiu, e deklaroi të mbyllur historinë me kantautorin e njohur dhe shumë të suksesshëm, Flori Mumajesi. Por duket se ajo ka ndezur shkëndijën e parë të një rikthimi të mundshëm mes tyre pas një viti ndarjeje, duke lënë vend për dyshime me disa postime që Liberta ka bërë në “InstaStory”.

 

 

 

Moderatorja e nisi këtë javë me pyetje e përgjigje të shkëmbyera mes saj dhe ndjekësve në “Instagram”. Mes shumë komplimentesh, ka dhe nga ata kureshtarët që presin të zbulojnë diçka më shumë për jetën private të moderators 34vjeçare. Njëri nga ndjekësit e ka pyetur Libertën se kur ka ndër mend të martohet, pyetje së cilës ajo i është përgjigjur kështu: “Edhe ndonjë ditë… Vetëm po pres të dalë ndonjë këngë e bukur për çifte kur t’martohen”….

 

Dhe kaq mjaftoi për të na kujtuar Flori Mumajesin, i cili të dielën që lamë pas publikoi pak nga kënga e tij me titull “Thjesht të du”, versioni i plotë i së cilës u publikua dje (e premte) pasdite. “Mezi pres ta këndoj në dasmën time!”, u shpreh Flori në videon ku prezantoi këngën dhe tashmë një përgjigje si e Libertës, domosdo na krijon një lidhje sado të vogël mes të dyve.

 

Janë përfolur shpesh se janë në një marrëdhënie romantike, por deri më tani asgjë nuk është konfirmuar në mënyrë të qartë. Një tjetër pyetje drejtuar Libertës ka qenë: “A ju pëlqen kënga Oj Lulije?” dhe moderatorja nuk ka hezituar ta pranojë se e dëgjon me kënaqësi prodhimin e “Threedots”.

 

 

Rastësi ose jo, me postimet e fundit në “Instagram” u krijuan shumë lidhje mes Libertës e Florit. Kujtojmë që në janar të këtij viti, Liberta e konsideroi të mbyllur kapitullin 1vjeçar me Flori Mumajesin. Moderatorja e famshme kosovare, Liberta Spahiu, e cila karrierën e nisi dhjetë vjet më parë, duke qenë ndër prezantueset e para që shfaqet në ekranin e “Klan Kosova”, e konsideroi 2019ën si fillim të ri sa u takon çështjeve të zemrës. Çka shkon, mos u ktheftë, çka humb mos u gjettë, çka ardhtë, mirë se vjen!”, shkruante ajo në statusin e saj pasi festoi 34-vjetorin më 4 janar.

 

Duket e njohur për tipin ngacmues dhe stilin e saj që shpesh flet me kode, ndjekësit e përkthyen këtë status si një konfirmim të saj për mbylljen e një kapitulli të vjetër me Flori Mumajesin dhe fillimin e një kapitulli të ri sa u takon çështjeve të zemrës. Që nga janari i vitit të kaluar, kur kantautori i njohur Flori Mumajesi deklaroi hapur lidhjen me Liberta Spahiun, duket se 12 muaj mjaftuan për ta ndryshuar moderatoren e “Prive”.

 

 

Si kurrë më parë, Liberta u pa ta kthente “Instagram”-in në një ditar dashurie për lidhjen, që mund të konsiderohej “e trazuar” me muzikantin e famshëm 36-vjeçar nga Tirana. Ndërkohë që për lidhjen e tyre përflitej që në prill të vitit 2017, çifti e zyrtarizoi historinë e fshehtë në mbrëmjen e fillimjanarit, kur Liberta festoi 33-vjetorin në club-in ku Flori kishte koncertin e radhës me djemtë e “Threedots”.

 

Nuk mungoi një urim i përzemërt edhe nga ana e tij në ditëlindjen e Libertës, ashtu në sy të të gjithëve e në mes të koncertit. “Gëzuar ditëlindjen dhe jam me fat që të kam pranë!”, kujtohet të shprehej Mumajesi, ndërkohë që Liberta u pa të emocionohej nga dedikimi i tij. Videoja e këtij momenti u shpërnda në rrjetet sociale nga Alaudin Hamiti, gazetari i njohur i “NIN”, i cili është një nga miqtë më të ngushtë të Libertës. Ndërkohë që mediat e Kosovës po aludonin për këtë marrëdhënie nëse ishte dashuri apo thjesht miqësi, ishte vetë Liberta ajo që postoi një foto ku tregonte një unazë në gisht, që u tha se ishte dhuratë nga Flori.

 

 

Por me kalimin e muajve, nuk u pa që Liberta ta mbante këtë unazë në gisht, sidomos në pushimet e saj verore në vende si: Spanja, Dubai apo Tanzania. Çdo ditë, Liberta bashkë me fotot seksi në bikini, shkruante statuse të koduara, ku shprehte gjendjen e saj shpirtërore. Për lidhjen me Libertën, Flori la Tiranën për të nisur një jetë të re në Prishtinë, ku në fillim u tha se bashkëjetonte me prezantuesen. Gjatë gjithë vitit 2018 ata nuk postuan asnjë foto bashkë, po ashtu as paparazzët nuk arritën t’i fotografonin çift apo në shoqërinë e njerëzve të tjerë në eventet e Prishtinës.

Le të shohim nëse 2019-ta mund të ndezë një tjetër rifillim mes tyre. Sa i takon karrierës muzikore, pas një periudhe pauze Flori po i rikthehet muzikës. Përveç këngës së tij “Thjesht të du”, ai merr pjesë në “Kënga Magjike”, me një krijim që do ta sjellë në skenë Eneda Tarifa.