
Arma e sekuestruar
Policia e Tiranës ka arrestuar një 44-vjeçar, të akuzuar për armëbajtje pa leje.
Në pranga ka rënë, G. T., 44 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”).
Uniformat blu bëjnë me dije se arrestimi i tij u bë pas denoncimeve nga qytetarët, pasi ky i fundit lëvizte në zonë me armë.
Njoftimi i policisë:
Falë bashkëpunimit me qytetarët, bie në pranga një shtetas për armëbajtje pa leje.
Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë.
Në numrin e emergjencave 112 qytetarët kanë njoftuar se në zonën e Kombinatit një shtetas lëvizte me armë. Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6 kanë bërë krehjen e zonës dhe në rrugën “Konferenca e Pezës” kanë konstatuar shtetasin i cili përkonte me përshkimin e dhënë. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar shërbimet e policisë i gjetën një armë zjarri pistoletë. Në kushtet e flagrancës u bë arrestimi i shtetasit:
T., 44 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”).
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.