Lëvizja e Re mbërrin edhe në Elbasan

Lëvizja e Re mbërrin edhe në Elbasan

512
0

Lëvizja e Re (LRE) ka nisur prej fillimit të këtij shtatori një fushatë këmbëngulëse të ngritjes së strukturave të saj në çdo qytet e Bashki të Shqipërisë. Kryetari i kësaj partie të re që tashmë njihet thjeshtësisht si LRE – Lëvizja e Re është pedagogu Arian Galdini. Lëvizja e Re e Galdinit po synon që deri në fund të nëntorit të ngrejë strukturat e saj në të 61 Bashkitë e Shqipërisë.  LRE e nisi udhëtimin e saj nga Dibra në fillimin e muajit shtator dhe ia ka dalë mbanë të ngrejë strukturat në Korçë, Durrës, Berat,  Fier, Lushnje, etj.  Së fundmi, Kryetari i LRE Arian Galdini ishte në qytetin e Elbasanit ku zhvilloi një takim më Ekipin Nismëtar të këtij qyteti. Në këtë takim u prezantua edhe Kryetarja Nismëtare e LRE për Elbasanin znj. Elvira Xhyra. Në takimin e Elbasanit, pedagogu dhe njëkohësisht Kryetari i LRE Arian Galdini u shpreh se:  “LRE – Lëvizja e Re është partia e zero para, zero media, zero përfitime. Lëvizja e Re nuk është as parti e porositur, as e grazhduar nga Katovicarët e Nexhmijes dhe Ramizit. Lëvizja e Re nuk është as partia e re e ish-të korruptuarve të partive të vjetra. Lëvizja e Re nuk është as parti e Sorosit, as e Gylenit, as e Erdoganit dhe as e UDB, as e Nexhmijes, as e Grekëve, as e Ramizit, as e Francezëve, as e Saliut, as e Fatosit, as e Ilirit, as e Lulit dhe as e Monës, as e Sigurimit, as e Oligarkëve dhe as e Krimit..  Lëvizja e Re është partia e qytetarëve të thjeshtë, të ndershëm dhe halleplotë. Lëvizja e Re është partia e djathtë, opozitare me Edi Ramën, Rilindjen dhe të majtën në tërësi. Lëvizja e Re është partia pro liri, pro demokraci, pro biznes, pro jetës, pro familjes, pro pronës, pro ish të përndjekurve politikë, pro shqiptarizmës, pro SHBA dhe pro Perëndimit.

Do tia dalim.”