S’kishte si të ndodhte ndryshe, ja tek rikthehet përsëri postimi i rradhës me krijesën që shfaqet e përdhosur, e keqtrajtuar dhe në gjëndje mjerane. Trupi i pajetë i një qenushi që paraqitet në foto le shumë pak vend për komente duke sjellë një heshtje çoroditese sepse mendimet janë në konflikt me njëra-tjetrën. Por këtë herë nuk do e lej me shfryrjen e rradhës dhe kalimin në një tjetër histori nëpër rrjetet sociale, sepse imazhet “autolezioniste” dhe “sadiste” janë paraqitur mjaftushëm nëpër faqen e Animal Rescue Albania për të “ngritur dorën” dhe shprehur një mendim që ndoshta për habinë e të shumtëve do të shihet pak si kundër rrymës. Pyes veten se sa efikase dhe sa frytdhënëse mund të jetë paraqitja e kafshëve të gjymtuara, të keqtrajtuara, të vrara, në ndërtimin e një shoqërie më të mirë, më të ndërgjegjshme, të orientuar në kultivimin e cilësive shpirtërore, të vullnetit të mirë dhe marrëdhënieve të mira njerëzore? Sa ndihmon në përmirësimin e gjendjes së “miqve me kater putra” (por për të gjitha kafshët do të thosha) paraqitja e imazheve kaq “shqetësuese” për sytë e atyre personave që shohin tek kafshët një pjesë të qënies se tyre? Mendoj se kjo vlen fare pak, për më tepër nuk bën gjë tjeter vec se nxit urrejtjen, konfliktin dhe
polarizon shoqërinë duke shkuar kundër edhe me vetë misionin hyjnor të miqve tanë leshatorë:
BASHKIMIN E NJERËZVE!
Po, po, sepse nëse nuk e keni vëne re me kujdes, kafshët shërbejne si ura lidhese midis njerëzve, i afrojnë me shembullin e dashurisë që ato japin, qetësojnë në planin emocional njeriun dhe i afrojnë me natyrën e tyre të vertetë … Kafshët kanë mision të edukojnë njerëzit në planin emocional dhe po ti dëgjonim me vëmendje nuk do pranonin mënyren se si po i trajtojmë. E shtroj edhe njëhere pyetjen, për cfarë shërben ky postim? Sepse ashtu si unë edhe pjesa me e madhe që ndjekin faqen tuaj “Animal Rescue Albania” nuk janë persona që do të kryenin akte të tilla, përkundrazi fakti që ju ndjekim është sepse besojmë në kauzën tuaj, i duam kafshët dhe kërkojmë më të mirën për to. I hedh një vështim komenteve dhe sic është logjike lexoj vetëm komente me indinjatë, urrejtje, gjykime, mallkime, sharje, vuajtje… me pak fjalë vetëm energji negative, asnjë diskutim i shëndetshëm, asnjë rezultat në të mire të KAUZES, ndërkohë që fotoja e asaj krijese bëhet si thesi i boksierëve për të shfryrë dufin…
Për cfarë shërbejnë këto lloj postimesh , “Animal Rescue Albania” ???
Unë e di shume mire cili është funksioni i tyre, nuk nevojitet të përgjigjeni, por nuk është rasti dhe as rëndësia për të folur. Cdokush mund të nxjerrë përfundimet veta, por ama një dicka ndiej si detyrim ta them dhe kjo gjë shkon përtej diskutimit:
KJO MENYRE E TË QASURIT ME PROBLEMIN NUK BËN GJË TJETËR VEÇSE FORCON PROBLEMIN!
Nuk ka për ta zgjidhur ndonjëherë por me shumë mundësi vetëm do ta përkeqësojë. Është e njëjta strategji e ndërgjegjes së vjetër që në bazë të vetën ka përcarjen, midis të mirit dhe të keqit, ata që duan kafshët dhe ata që nuk i duan, një dualizëm i pakuptuar ndonjëherë që vetëm krijon konflikt. Konflikt të brendshëm si fillim nga lëndimi që marrin ato njerëz të ndjeshëm nga të tilla ngjarje dhe konflikt të jashtëm duke i krijuar vetes iluzionin sikur “Ne kemi një luftë me të keqen atje jashtë për të fituar”. Në këtë mënyrë askush nuk del i fituar, madje nuk ka asgjë për të fituar. Nëqoftëse do të shihni si fitore kalimin e një ligji për mbrojtjen e kafshëve më vjen keq por po jetoni një iluzion dhe ketë ua them si një nga ata vullnetarë që në të voglën e tij ka dalë në rrugë bashke me ju për t’ju mbeshtetur në “KAUZËN E Të GJITHËVE”. për të siguruar firmat e mjaftueshme. Të falësh dashuri do të thotë ti hapësh zemrën dijes si gjendje hyjnore e njeriut ku e vetmja gjë që dominon , është PAQJA.
U PREHSH NE PAQE QËNIE E MREKULLUSHME! U NDEROFTË SAKRIFICA JOTE!
“ NUK MUND TË ZGJIDHIM ATO PROBLEME ME TË NJEJTËN MENDESI ME TË CILEN I KEMI KRIJUAR”
Cit. Alfred Enstein