LETËR E HAPUR – “ ANIMAL RESCUE ALBANIA”/ Nga Rudens KONOMI

LETËR E HAPUR – “ ANIMAL RESCUE ALBANIA”/ Nga Rudens KONOMI

411
0

S’kishte si të ndodhte ndryshe, ja tek rikthehet përsëri postimi i rradhës me krijesën që shfaqet e  përdhosur, e keqtrajtuar dhe në gjëndje mjerane. Trupi i pajetë i një qenushi që paraqitet në foto le  shumë pak vend për komente duke sjellë një heshtje çoroditese sepse mendimet janë në konflikt me  njëra-tjetrën. Por këtë herë nuk do e lej me shfryrjen e rradhës dhe kalimin në një tjetër histori nëpër rrjetet sociale,  sepse imazhet “autolezioniste” dhe “sadiste” janë paraqitur mjaftushëm nëpër faqen e Animal Rescue  Albania për të “ngritur dorën” dhe shprehur një mendim që ndoshta për habinë e të shumtëve do të shihet pak si kundër rrymës. Pyes veten se sa efikase dhe sa frytdhënëse mund të jetë paraqitja e kafshëve të gjymtuara, të  keqtrajtuara, të vrara, në ndërtimin e një shoqërie më të mirë, më të ndërgjegjshme, të orientuar në  kultivimin e cilësive shpirtërore, të vullnetit të mirë dhe marrëdhënieve të mira njerëzore? Sa ndihmon në përmirësimin e gjendjes së “miqve me kater putra” (por për të gjitha kafshët do të  thosha) paraqitja e imazheve kaq “shqetësuese” për sytë e atyre personave që shohin tek kafshët një  pjesë të qënies se tyre? Mendoj se kjo vlen fare pak, për më tepër nuk bën gjë tjeter vec se nxit urrejtjen, konfliktin dhe

polarizon shoqërinë duke shkuar kundër edhe me vetë misionin hyjnor të miqve tanë leshatorë:

BASHKIMIN E NJERËZVE!

Po, po, sepse nëse nuk e keni vëne re me kujdes, kafshët shërbejne si ura lidhese midis njerëzve, i  afrojnë me shembullin e dashurisë që ato japin, qetësojnë në planin emocional njeriun dhe i afrojnë me  natyrën e tyre të vertetë … Kafshët kanë mision të edukojnë njerëzit në planin emocional dhe po ti dëgjonim me vëmendje nuk do pranonin mënyren se si po i trajtojmë.  E shtroj edhe njëhere pyetjen, për cfarë shërben ky postim? Sepse ashtu si unë edhe pjesa me e madhe që ndjekin faqen tuaj “Animal Rescue Albania” nuk janë  persona që do të kryenin akte të tilla, përkundrazi fakti që ju ndjekim është sepse besojmë në kauzën  tuaj, i duam kafshët dhe kërkojmë më të mirën për to. I hedh një vështim komenteve dhe sic është logjike lexoj vetëm komente me indinjatë, urrejtje, gjykime, mallkime, sharje, vuajtje… me pak fjalë vetëm energji negative, asnjë diskutim i shëndetshëm, asnjë rezultat në të mire të KAUZES, ndërkohë që  fotoja e asaj krijese bëhet si thesi i boksierëve për të shfryrë dufin…

Për cfarë shërbejnë këto lloj postimesh , “Animal Rescue Albania” ???

Unë e di shume mire cili është funksioni i tyre, nuk nevojitet të përgjigjeni, por nuk është rasti dhe as  rëndësia për të folur. Cdokush mund të nxjerrë përfundimet veta, por ama një dicka ndiej si detyrim ta  them dhe kjo gjë shkon përtej diskutimit:

KJO MENYRE E TË QASURIT ME PROBLEMIN NUK BËN GJË TJETËR VEÇSE FORCON PROBLEMIN!

Nuk ka për ta zgjidhur ndonjëherë por me shumë mundësi vetëm do ta përkeqësojë. Është e njëjta  strategji e ndërgjegjes së vjetër që në bazë të vetën ka përcarjen, midis të mirit dhe të keqit, ata që duan  kafshët dhe ata që nuk i duan, një dualizëm i pakuptuar ndonjëherë që vetëm krijon konflikt. Konflikt të  brendshëm si fillim nga lëndimi që marrin ato njerëz të ndjeshëm nga të tilla ngjarje dhe konflikt të  jashtëm duke i krijuar vetes iluzionin sikur “Ne kemi një luftë me të keqen atje jashtë për të fituar”. Në këtë mënyrë askush nuk del i fituar, madje nuk ka asgjë për të fituar. Nëqoftëse do të shihni si fitore  kalimin e një ligji për mbrojtjen e kafshëve më vjen keq por po jetoni një iluzion dhe ketë ua them si një  nga ata vullnetarë që në të voglën e tij ka dalë në rrugë bashke me ju për t’ju mbeshtetur në “KAUZËN E  Të GJITHËVE”. për të siguruar firmat e mjaftueshme. Të falësh dashuri do të thotë ti hapësh zemrën dijes  si gjendje hyjnore e njeriut ku e vetmja gjë që dominon , është PAQJA.

U PREHSH NE PAQE QËNIE E MREKULLUSHME! U NDEROFTË SAKRIFICA JOTE!

“ NUK MUND TË ZGJIDHIM ATO PROBLEME ME TË NJEJTËN MENDESI ME TË CILEN I KEMI KRIJUAR”

Cit. Alfred Enstein