Lë të plasë ironia! Ami i përgjigjet Besit pas debatit me Ermalin

Lë të plasë ironia! Ami i përgjigjet Besit pas debatit me Ermalin

609
0

Në ditët e fundit të vitit 2019, në media nisi një debat midis dy aktorëve të njohur, Bes Kallaku dhe Ermal Mamaqi.

 

Gjithçka nisi nga një fjali e Besit, teksa ishte i ftuar në emisionin “Shiko kush luan”.

 

 

Ai u shpreh se Ermal Mamaqi bën biznes me filmat e tij, ndërsa ai vetë i bën për pasion.

 

Kësaj deklarate iu përgjigj Ermali në puntatën e fundit të “Shiko kush luan” ku tregoi se ai është askush për të gjykuar filmat.

 

“Kam zgjedhur të mos komentoj, sepse ne jemi një grup aktorësh që po kthehemi në regjisorë. Megjithatë për filmat, kush jam unë që të them si është ky e si është ai?”, u shpreh Ermali.

 

Por duket se kjo nuk do të mbetet me kaq dhe e fundit që ka reaguar lidhur me debatin është bashkëshortja e Ermalit, Ami.

 

Ao ka publikuar në Instastoty video ku uron partnerin e saj, për filmin “I Love Tropoja” dhe në fund duket se lëshon pak ironi për Besin.

 

“Urime, e vërtetove edhe një herë që je një super biznesmen”, shprehet Ami dhe në fund e mbyll me një të qeshur.