“LE MONDE Gastronomi”, programet që ofron për profesionistë në kulinarinë shqiptare. Azizaj:...

“LE MONDE Gastronomi”, programet që ofron për profesionistë në kulinarinë shqiptare. Azizaj: Synimi nuk është vetëm tregu shqiptar, por edhe ai ndërkombëtar

2303
0

Tregu i punës në Shqipëri, veçanërisht në fushën e turizimit dhe të shërbimit ka nevojë për njerëz të aftë, të kualifikuar, dhe të çertifikuar nga institutet përkatëse, të cilat janë serioze në punën e tyre. Një ndër këto është edhe Instituti i Gastronomisë Le Monde, e cila bën diferencën në krahasim me kurset e tjera apo shkollat e tjera që ofrojnë programet në fushën e gastronomisë. Le Monde me të gjithë kapacitetet e shërbimit  në fushën e gastronomisë dhe hotelerisë, është një risi bashkohore për tregun e brendshëm por dhe ate të huaj.

Në një intervistë për portalin  “vizion.com.al”, drejtuesi i Qendrës së Formimit professional në këtë institute, z. Artan Azizaj, thekson se kjo qëndër profesionale do të nxjerrë kuzhinier, kamarier, picier, bukëpjekës, recepsionist etj, të kualifikar dhe të çertifikuar, duke u kontrolluar nga shefat më me emër në Europë. Nëse dikush kërkon të marrë dhe të përfitojë një nga këto profesione, tashmë ka një derë, një portë të hapur, dhe mbi të gjitha shumë profesionale dhe me standarte të larta, siç është Instituti i Gastronomisë Le Monde.  Sipas zotit Azizaj, synimi nuk është vetëm tregu shqiptar, por edhe ai ndërkombëtar.

 

Zori Azizaj, instituti i Gastronomisë Le Monde sapo inaguroi hapjen e vitit të ri shkollor. Cili ka qenë interesi i atyre që duan të kenë një profesion?

 

Interesi ka qenë i madh, të gjithë të interesuarit kërkojnë të bëhen profesionist.Të gjithë kërkojnë standarte të larta dhe ne e ofrojmë këtë gjë që ata kërkojnë, sepse ne kemi ambientet e një kuzhine profesionale, ku secili nga nxënësit pasi merr recepturën ai arrin ta praktikojë profesionalisht nën mbështetjen e profesorit që i mbikqyr.

 

Sa është numri i atyre që janë rregjistruar në këtë institut për këtë periudhë?

Numri i të regjistruarve është përtej pritshmërisë tonë dhe vazhdon të rritet dita-dites

 

Cilat janë programet që ofrohen gjatë kurseve në Institutin e Gastonomisë Le Monde?

Në institucionin tonë kemi këto programe:  programe 1-vjeçare për kuzhinë, për banakier, për bukëpjekës,  për kamarier, për pastiçier, për picier dhe për recepsionist. Programet tona janë të avancuara dhe të marra nga Rrjeti i shkollave Le Monde kemi programe 2-vjeçare për Shef kuzhine dhe Shef pastiçerie. Për studimin 2-vjeçar këtë vit instituti kulinar Le Monde ju ka bërë një ofertë marramendëse kursin e patentës së automjetit falas, plus tre nivele të gjuhës angleze.

 

Për të gjithë ata që janë të interesuar për të marrë pjesë në programet tuaja, mund të na flisni më tepër?

Për të gjithë ata që janë të interesuar për programet tona, unë ju them të vizitojne ambjentet tona dhe të shohin diferencën që ne ofrojmë në krahasim me kurset e tjera apo shkollat, të njihen me programet tona, të njihen me stafin tonë dhe zgjedhjen e bëjnë ata vet.

 

Tashmë turizimi shqiptar, por edhe kultura e shërbimit, gatimit është një nga pikat ku çalon vendi ynë. Sa të kërkuar janë në tregun e punës këta pjesëmarrës kur mbarojnë kurset tuaja?

 

Për sa i përket turizmit ne kemi një mungesë të theksuar si në shërbim ashtu dhe në gatim, por duke u rritur në mënyrë profesionale ne premtojmë se do të nxjerrim kuzhinier, kamarier, picier,  bukëpjekës, recepsionist etj të kualifikuar dhe të çertifikuar duke u kontrolluar nga shefat më me emër në Europë. Synimi ynë nuk është vetëm tregu Shqiptar, por edhe ai ndërkombëtar. Të falënderoj për këtë intervistë të këndshme dhe gëzohem që ke prekur temat ku vetem një gazetare si ju mund ta bëj.

Instituti i Gastronomisë Le Monde

Pjesë e grupit “ALBAVIN TIRANA” dhe e mbështetur nga “ROYAL LAVENA”, “LE MONDE Gastronomi” vjen si një mundësi reale jo vetëm për tu përgatitur si një profesionist i kulinarisë shqiptare, por edhe për të marrë kulturën dhe njohuritë e nevojshme të një profesionisti për gatsronomis Evropiane. Me bazën e fuqishme që disponon, pasi janë 3 guzhina dhe 5 lokale në dispozicion, nxënësit do të kenë mundësinë e aplikimit praktik të asaj çka mësojnë në teori. Me këtë bazë dhe programet bashkëkohore si dhe personeli tepër I përgatitur, ky institute synon të nxjerrë profesionistë të vërtetë, të gatshëm dhe konkurues për kërkesat në rritje të tregut të punës, mundësi që do t’ju ofrohen edhe në vetë potencialet reale të aktivitetit të vetë firmës “ALBAVIN TIRANA”. Atë çka e bën të veçantë “LE MONDE” veç kushteve superiore të përgatiturit janë edhe çmimet e favorshme dhe lehtësira të tjera.

 

Programet

-Kuzhinier: të gjitha nivelet: 3 mujor/ 6 mujor/ 9 mujor dhe 1 vjeçar; 24000 lekë/muaj

-Kuzhinier: 2 vjeçar-21000 lekë/muaj

-Picier/furrëtar-24000lekë/muaj

-Pastiçier: 24000 lekë/muaj

-Banakier/kamarier/recepsionist: 21000 leke/muaj

 

Për nxënësit e rretheve “LE MONDE” garanton akomodimin me fjetje ddhe ushqime falë rrjetit të hotelerisë dhe restoranteve që disponon “ALBAVIN TIRANA” me çmime shumë të arsyeshme.

 

Ku mund ta gjeni:

Instituti I Gastronomisë Le Monde ndodhet tek rruga e Kavajës, pranë ambienteve “ALBAVIN TIRANA”, kompleksi “ROYAL LAVENA”, ish kombinati ushqimor, prapa Spitalit Amerikan nr.3. Të gjithë të interesuarit mund të telefonojnë në numrat: 048323430/ 048323431 si dhe në numrat: 0682061791/ 0699377144/ 0673553243

Pergatiti: Eglantina Alliaj