Largohet politikani: S’mund të rri në një sallë me trafikantë! Revoltohet gazetarja:...

Largohet politikani: S’mund të rri në një sallë me trafikantë! Revoltohet gazetarja: Fufët, Doshët, Ballinjtë, Habilajt, Shullazët… në parlament

409
0

Gazmend Oketa, vendos të largohet përfundimisht nga skena politike për t’i rikthyer profesionit të tij si inxhinier. Ish-zyrtari i FRD ia ka komunikuar vendimin e tij edhe kryetarit Bamir Topi ndërsa është shprehur për GSH-në se nuk mund të rrijë në një salllë me trafikantë edhe pse Oketa nuk u zgjodh si deputet i Kuvendit në zgjedhjet e përgjithshme. Lidhur me këtë ka reaguar e indinjuar gazetarja Edlira Gjoni e cila shkruan se na përfaqëson një sistem i çuditshëm antivlerash. “Për mua ka qenë dhe është personifikimi i njeriut që i jep Shqipërisë imazhin, standartin dhe vendin që i takon në civilizim, pozitivitet e mes pranive hijerënda të Brukselit apo Ëashingtonit. Është deputeti, politikani, shqiptari me të cilin duhet të identifikoheshim, por nuk e lemë të na përfaqësojë në këtë sistem të çuditshëm antivlerash, ku Oketa nuk është në parlament, kurse Fufët, Doshët, Ballinjtë, Gjetanët e shokët e Balilajve, Habilajve e Shullazëve, janë!“ shkruan Gjoni.

 

REAGIMI I PLOTË:

 

Media kujtohet prapë sot të thotë “Oketa qëndron larg politikës”. Për mua ka qenë dhe është personifikimi i njeriut që i jep Shqipërisë imazhin, standartin dhe vendin që i takon në civilizim, pozitivitet e mes pranive hijerënda të Brukselit apo Ëashingtonit. Është deputeti, politikani, shqiptari me të cilin duhet të identifikoheshim, por nuk e lemë të na përfaqësojë në këtë sistem të çuditshëm antivlerash, ku Oketa nuk është në parlament, kurse Fufët, Doshët, Ballinjtë, Gjetanët e shokët e Balilajve, Habilajve e Shullazëve, janë! Me gishtat e dorës i numëroj deputetët e parlamentit prej të cilëve mund të mësosh a shpresosh për diçka, si prej Oketës. 130 të tjerët janë turpi i liderve që i kanë listuar dhe yni që i kemi votuar. Kur Shqipëria fut frikën me njerëzit që e drejtojnë dhe e kanë marrë peng, shihni Gazmend Oketën. Ai është jashtë jetës publike, kurse analfabetët funksionalë janë në majë të saj, duke marrë vendime për ty. Kemi fajin tonë në këtë sistem që kemi pranuar. Mbi gjithçka, kemi humbur busullën e vlerave dhe qytetarinë. E lumtur që përpjekjet na bashkuan rrugët. E trishtuar që Shqipëria “spastron” anën më të mirë të saj!