Largimi i Alvin Berishës nga Siria, Spiropali: Djali është i sigurt, po...

Largimi i Alvin Berishës nga Siria, Spiropali: Djali është i sigurt, po veprojmë pa bërë zhurmë! Jetën po ia rrezikojnë…

481
0

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali e deleguar nga kryeministri Rama, që është edhe ministër i Jashtëm për t’iu përgjigjur pyetjeve të opozitës lidhur me interpelancën për cështjen e 11-vjeçarit shqiptar në Siri dhe të tjerëve, u shpreh se qeveria është duke bërë gjithcka është e mundur për të kthyer fillimisht gratë dhe fëmijët.

“Ka pasur shkëmbim informacione me partnerët për të shqiptarët që gjendeshin në atë zonë, por të gjithë jemi të vetëdigjshëm se përballja me këtë fenomen  kërkon para së gjithash ndërgjegjësim social, përvec komunikimit dhe ndërveprimit me partnerët. E bërë këtë përmbledhje për të gjithë ata në këtë sallë apo jashtë, që mendojnë se filluam të kujdesemi për këtë problem pas rastit të fundit. I kemi kushtuar vëmendje të vecantë luftëtarëve shqiptarë që kanë marrë pjesë në konflikt. Situata në Siri është tejet e komplikuar.

Shqiptarët kanë kaluar kufijtë në mënyrë të paligjshme, ndërsa kanë ndryshuar edhe emrat, duke e bërë të vështirë identifikimin. Shqipëria është duke bërë gjithcka është e mundur për të kthyer fillimisht gratë dhe fëmijët. Hapat e ndërmarrë nuk mund të bëhen publike, pasi do të ishte e papërgjegjshme, pasi do të vinte në rrezik operacionin. Duke zbuluar identitetin e tyre i ekspozojmë përpara një rreziku vdekjeprurës. Për pasoja do u lutesha mos të kompromentojmë situatën dhe jetën e personave që po përpiqemi ti shpëtojmë. Ju garantojmë se institucionet e përfshirë po bëjnë detyrën me profesionalizëm pa zhurmë dhe bujë. Fatkeqësisht shqiptarët iu bashkuan ISIS-it që në fillimet e veprimtarisë së kësaj strukture, pavarësisht se qeveria shqiptare mori masa.

Po bëjmë detyrën për t’i shpëtuar sipas modelit të Kosovës. Janë identifikuar shqiptarët, përfshirë fëmijët e lindur atje. Duke pasur parasysh mungesën e strukturave në zonën e konfliktit, kontaktet janë vendosur me partnerët në Korrik dhe Gusht, në fund të Gushtit u diskutua për një operacion të mundshëm.

Pas propozimit të planit për transferimin në struktura të specializuara për transportin drejt Shqipërisë situata ndryshoi, pasi u ndez konflikti duke ngrirë operacionin. SHBA u tërhoq dhe pati luftime të forcave turke në terren. Aktualisht një grup operacional po rivendos kontaktet në terren dhe po peshon mundësinë për të riatdhesuar shqiptarët pas roleve të ndryshuara të aktorëve në terren.

Eshtë ngritur grup pune ndërinstitucional me urdhër të fshehtë të kryeministrit për të përcaktuar Strategji për trajtimin e ekstremizmit por edhe për identifikimin e këtyrë komponentëve.

Situata në Siri është tejet e komplikuar, kjo komplikon edhe urat tona të komunikimit. E kemi të vështirë identifikimin, sepse nuk kemi komunikim, kanë ndryshuar identitetin e tyre, këto kampe nuk i binnden rregullave dhe ligjeve shtetërore.

Shqipëria po bën çfarë është e mundur përtë rikthyer gratë që gjenden në ato kampe. Por operacionet bëhen në fshehtësi të plotë, sepse në të kundërt rrezikojmë jetën e tyre, dhe operacioni komplikohet. Për zhurmë mediatike, do iu lutesha të mos ndërhyet në procese të tilla sepse emra, fakte, detaje janë të identifikuara prej kohësh nga ne. Ju theksoj se institucionet e përfshira po bëjnë përpjekje maksimale.Në kuadër të informacionit të marrë nga shërbimet dhe familjarët, qeveria shqiptare ka marrë të gjitha masat për identifikimn e këtyre shtetasve dhe fëmijëve”, tha Spiropali.