Largimi i Ahmet Zagollit në drejtim të veriut dhe rezistenca e ligjëshme...

Largimi i Ahmet Zagollit në drejtim të veriut dhe rezistenca e ligjëshme e shtetit, shkak i pushtetit apsolut të qeverisë Noli…

570
0

Largimi i Ahmet Zagollit në drejtim të veriut dhe rezistenca e ligjëshme e shtetit, shkak i pushtetit apsolut të qeverisë Noli…

 

Kish filluar të aplikohej në Shqipëri  strategjia e një lloj Revolucioni Borgjez- Francez në shkallën e tij më të lartë, ku pushtetin duhet ta merrte forca përmbysëse ushtarake, dhe jo logjika e drejtësisë popullore  që kërkonte ndoshta diçka të përafërt me kombet përparimtarë europian. Përmbysja e shtetit me dhunë allafrënga ishte shumë larg rebelimit të pashait tepelenas, padishahut 100 vjet më parë, që gjithsesi dështoi me gjithë dëshirën e lirisë së tij mbi robërinë e të tjerëve.                                                                                                                                        Ardhja e krahut demokrat në këtë përmbysje me batalionin e Shkodrës, me Rexhep Shalën dhe atë të Përmetit me Kasëm Qafzezin, pas disa rezistencave modeste të redifëve të Regjencës, hyri në Tiranë tërë triumf. Ahmet Zogolli u largua në drejtim të veriut, por Rezistenca e ligjshme e shtetit u bë shkak që pushteti  i qeverisë Noli tashmë të merrte pamje të një pushteti absolut, ku në dorën e tij ndodhej gjithçka.

Ushtaraku matjan Ahmet Zogolli u përpoq me të gjitha mënyrat për të rrëzuar qeverinë e Nolit dhe ja arriti pas afro 6 muajve.

Rryma liberale mbështetës të Nolit arritën tja shkëpusnin kësaj qeverie komplekse lejen per hapjen e një shkolle të mesme tregtare, si dhe qytet-porti e kërkonte si zhvillim, ndërtuar më 1924 në Ujin e Ftohtë. Në Dhjetor 1924 Ahmet Zogolli ishte tek Jugosllavët dhe i vuri në alarm duke thënë mbase të vërtetën. Në Shqipëri tani ishin Bolshevikët me namin më të keq në dynja, dhe s’ka fare dyshim që janë aty për të përhapur Komunizmën. Jugosllavija e trëmbur mobilizoji Rus të Bardhë të Carit, që i kishin ndjekur të Kuqtë, të Leninit. Me ushtarët e tjerë dhe nëpër dimër Ahmet Beu hyri nga Veriu, se krahu Demokrat iku andej nga erdhi. Nga mbështetësit moralë Vlonjatët, lexojmë tek kujtimet e komandantit të ardhshëm nacionalist,

por si mbështetës  ekzistonte një lloj frike nga ndëshkimi i atyre që ikën.

Republika Shqiptare që lindi atë janar 1925, në atë kohë kish probleme të tjera, si shkrirjen e Ushtrisë Kombëtare, statusin presidencial, zgjatjen sa më shumë mandatin e presidentit. Megjithëse pas eliminimit të rrezikut kundërshtar  në vend thuajse nuk kishin mbëtur më armiq të hapur të tij, të cilët në të vërtetë nuk lindin, por krijohen.

Republika kaloi rreth tre vite si një shtet pajqësor, por në Vlorë ajo mbeti gjithmonë gati e huaj. Tashmë nga krerët modernë të qytetit, shfaqur qysh nga Lufta e Vlorës, Klasa e Mesme po dilte me shpejtësi në krye, fakt të cilin republika e stimuloi  jo e përjashtoi.

Falë moshës së re, Eqrem bej Vlora integrohet herë  duke ndikuar tek parlamenti, e herë parlamenti tek ai. Dobësia e tij përballë kësaj klase të re e bën të nxitojë të fusë të atin, Syrja bej Vlorën deputet gjë që tregonte se aristikracia kish prekur fundin, si dhe jetën e vrullshme që klasa e re kundërshtare nuk ndalej.

Ajo kish me vete aureolën e luftës më të madhe moderne  që e kish fituar në mënyrë të paimagjinueshme më 1920, atë të Vlorës. Banorët e qytetit ishin mësuar me këtë lloj udhëheqje sunduese dhe kishin gjetur atje përfaqësuesin dhe liderin, por Lufta e Vlorës krijoi një fizionomi të re, dominuar nga klasa e re e mesme, e cila bënte çmos të plotësonte me ngut boshllëqet e aristokracisë së lartë, duke u gjendur, qoftë edhe për biseda  bashkë me popullin.

Më 1928, duke mos pasur kundërshtarë potencialë, Zogolli vendosi që ta kthejë Republikën Shqiptare në Monarki.

“Skënderbeu III”, pasi kish siguruar jo pak favore në dy paktet e Tiranës me shtetin Italian, Jugosllavia të cilën e braktisi u vendos në luftë kundër fronit të ri që po rilindëte dhe përdori pasardhësit e heroit kombëtar në Kalabri për ta sabotuar.

Ata me të vërtetë e kërkuan fronin, por Zogolli i dëboi, duke u detyruar të ndryshonte vetëm emrin në Zog. Por edhe në monarki qyteti dhe tërë krahina mbeti sa kryelartë aq edhe luftarake që i sillte problem monarkut  qoftë dhe si mendim. Konstatimin më interesant e gjejmë tek të njëjtat kujtime, shkruar në mesin e viteve 60.

Me gjithë që nuk e donin në Jug ai shtriu një rrjet spiunësh që i gjeje kollaj kundërshtarët dhe informohej për ç’do rast.

Labërija ishte krahinë e llojit që kush sundimtar nuk e kish mirë më të, ose duhet t’i shpallje luftë, një lloj Siçilije sot, ose duhet të silleshe mirë me ta. Kjo gjë që nuk mundej dot as për karakterin e Matjanit, po dhe as për hundën e Vlonjatëve. Duhej të gjëndej një rrugë e mesme. Ajo është intriga, që Mbreti Zog e kishte eksperiencë shumë vjeçare. Ai lloj njeriu guxoi dhe bëri një gjë, që nuk e kish bërë asnjë deri në atë kohë, në ballkonin e Bashkisë së Vlorës.

Vlonjatë! Unë e di që Vlora nuk më do, po dijeni se unë j’u dua, se Vlora i duhet Mbretërisë, që bëri të duartrokisnin vetë Vlonjatët me  apo pa dashje.

Megjithëse monarkia shqiptare ishte një lloj zhvillimi paqësor, kundërshtarët e mbretit ndër ta edhe vlonjatë ikur jashtë qysh më 1924 qëndronin me pasaporta jugosllave dhe merrnin fonde nga shtete të tillë, deri tek Internacionalja, për të likuiduar monarkun, gjë që e bënë fakt më 1932 në vizitën e tij përpara Operas së famshme vieneze, pa rezultat. Brenda Shqipërisë po ziente një tjetër komplot vlonjat, me emrin

 

 

“Shoqëria e Fshehtë”

 

shoqëri e cila financohej përsëri nga Jugosllavia, armike e betuar e monarkut tashmë. Kjo lëvizje u dekonspirua shpejt, me të njëjtin mekanizëm, që u bë tipar i disa krerëve të qytetit dhe  që kish sabotuar dhe rrëmbimin e armëve në gazermë më 1911, Kryengrita e Toskërisë. Lëvizja dështoi, dhe krerët vlonjatë të saj, disa pjesmarrës edhe në Luftën e 1920 nuk i shpëtuan ndëshkimit. Duhet shtuar këtu se perderi sa monarkia nuk kish hapur në Shqipëri universitete, dhe studentët shqiptarë duke studiuar në perëndim, jo pak sillnin edhe ide komuniste bolshevike, nën sytë e monarkisë. Grupe komuniste u krijuan qysh me mbretërinë më 1928, kështu që vlonjatët qysh herët me pikpamje liberale, nuk mund të mos merrnin pjesë në to. Megjithëse me pjesmarrës në parlamentin mbretëror, qyteti i qëndroi ftohtë monarkut minimalisht dhe më e shumta kërkoi përmbysjen , metodë që po bëhej traditë nga krerët e kësaj klase të re, natyrshëm jo në përmasat e Kryengritjes më të madhe antomonarki, atë të Fierit më 1935.