Lajmi për dorëheqjen, reagon Blerina GJYLAMETI

Lajmi për dorëheqjen, reagon Blerina GJYLAMETI

446
0

Blerina Gjylameti, kryetare e PS-se se Tiranes

Burime nga Partia Socialiste, pas përfundimit të Kongresit, thanë për newsbomb.al se kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e PS-së së Tiranës, kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin.

“Molla e sherrit” kanë qenë 100 kandidatët për këshilltarë në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Mesa duket në listë, nuk kishte emra të ekipit të Blerina Gjylametit dhe kjo e fundit ka pretenduar se nuk është pyetur rreth listës që në fakt kishte në përmbajtje njerëz pranë kryebashkiakut Veliaj.

Burimet i thanë newsbomb.al se Gjylameti kishte dhënë dorëheqjen ndërsa vetë kryetarja e PS nuk iu përgjigj kësaj pyetje.

Ajo ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social me foto nga kongresi ku lë të kuptohet se do vazhdojë në detyrën e saj.

“Pjesë e sesionit ishte dhe tryeza e Reformës Zgjedhore bashkë me Damianin, Bledin, Pandin dhe Laertin.

Tryezë konsultimesh me aktor e faktor politik për të arritur votimin me konsensus te draftit të Reformës zgjedhore që reflekton rekomandimet të OSBE ODIHR.

Rekomandimet dhe procesi i parashtruar në kuadrin ligjor i jep përgjigje dhe kërkesave të Opozitë, për të cilën ne kemi shprehur përherë ngritjen e urës së dialogut.

Vazhdojmë përpara punën tonë për projektin e madh të Shqipërisë që duam!”, shkruan Gjylameti.

Mesa duket kryetarja e PS-së së Tiranës dhe kryeministri Rama janë sqaruar.