LAJMI I FUNDIT: Gjuhen me armë Noyzi me anëtarët e Babastar në...

LAJMI I FUNDIT: Gjuhen me armë Noyzi me anëtarët e Babastar në Swiss Diamond

778
0

14285357-10154339256000664-87047229-oNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në hotelin Swiss Diamond në qendër të Prishtinës, mëson Gazeta Express. Noyz dhe miqtë e tij janë përleshur me anëtarët e Babastar. Janë përdorur edhe armët e zjarrit, me ç’rast një preson është plagosur, raporton Express.

Gazeta Express mëson se kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur pasi që miq të reperit Noyzi kanë filluar ta tallin Skivin e Babastar posa e kanë parë në holl të hotelit.

 

“Skivi duket se është ndjerë i ofenduar dhe disa minuta më pas është kthyer në hotel bashkë me anëtarë tjerë të Babastar”, ka treguar burimi i Gazetës Express.

 

Aty ka pasur edhe shkëmbime me armë zjarri.

Nga burime të Indeksonline është kuptuar se Noizy është i plagosuri në fjalë i cili është dërguar për në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës.

Të shtëna armësh kanë filluar pas një përleshje ndërmjet reperit Noizy dhe Cozman.

Të dy reperët gjendeshin sot në parkingun e hotelit ‘Swiss’ në Prishtinë ku edhe kishte filluar përleshja.

Ndërsa në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur emergjenca dhe Policia e Kosovës, raporton Indeksonline.