Lajm i mirë: Nxirret nga kampi në Siri vogëlushi Alvin Berisha

Lajm i mirë: Nxirret nga kampi në Siri vogëlushi Alvin Berisha

389
0

Është nxjerrë nga kampi në Al-Hohl në Siri vogëlushi Alvin Berisha pas pesë vitesh. Mësohet se ‘Gjysmë hëna siriane’ ka bashkëpunuar me ‘Kryqin e Kuq Ndërkombëtar’ dhe autoritetet italiane e shqiptare. Burime për Report Tv, bëjnë me dije se shumë shpejt Alvi do të bashkohet me babain në Itali. Ndërsa lajmi për nxjerrjen nga kampi është konfirmuar nga mediat në gjuhën arabe.

 

Kujtojmë që babai i Alvinit, Afrim Berisha, e kërkonte prej vitit 2014, kur nëna e tij shqiptare, braktisi familjen në Itali ku jetonin prej vitesh dhe e mori Alvinin, në atë kohë 6 vjeç, në kampin Al Haul në Siri, (kufi me Turqinë). Jeta atje u kthye në tragjedi.

 

Të shumta kanë qenë rastet e sensibilizimit në Itali që kur rasti i vogëlushit u bë publik nga media “Le lene”, e cila pas thirrjes për ndihmë të babait, depërtoi brenda kampit Al-Hol, por nuk mundën ta tërhiqnin fëmijën.