LAJM I FUNDIT/ Ngjarja në Fier pas një konflikti, si u arrestua...

LAJM I FUNDIT/ Ngjarja në Fier pas një konflikti, si u arrestua autori pak minuta pas krimit, ja emri. Policia jep detajet

549
0

 

Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një ngjarje të rëndë që tronditi Patosin sot në mesditë. Autori është shtetasi Martin Skëndaj, konfirmuan burimet nga policia e shtetit, të cilat bënë arrestimin e tij pak minuta pas ngjarjes. Mësohet se mes tij dhe disa personave të tjerë ka pasur një konflikt në ambientet e poliklinikës së Patosit i cili ka degraduar më pas me përdorimin e armëve. Shkaku i konfliktit ende nuk dihet.

 

Informacion paraprak

 

Policia kap në kohë rekord autorin e ngjarjes së ndodhur në ambientet e poliklinilës në Patos ku mbeti një i vrarë dhe një i plagosur. Sot rreth orës 12:20, në ambientet e poliklinikës së Patosit si pasojë e një konflikti, shtetasi Martin Skëndaj ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur një shtetas i vrarë dhe një i plagosur. Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të policisë, është bërë e mundur kapja e autorit dhe sekuestrimin i armës së zjarrit. Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.