Laç/ Nusja zhduket nga dasma, kërkoi të shkonte në banjë, hoqi vellon...

Laç/ Nusja zhduket nga dasma, kërkoi të shkonte në banjë, hoqi vellon dhe u arratis

1027
0

Capture-12

Para disa ditësh një nuse shqiptare u arratis nga dasma me dajën e burrit. Ky lajm mori dhenë dhe u konsiderua si i padëgjuar ndonjëherë. Mirëpo një rast tjetër është përsëritur edhe në Kurbin të Laçit.

Në mes të dasmës, nusja ka kërkuar të shkojë në banjë. Ajo është shoqëruar nga një e afërme e burrit, por për ta hequr qafe i ka kërkuar kësaj të fundit t’i sillte aparatin fotografik.

Kaq ka mjaftuar siç raporton tesheshi.com dhe nusja ka hequr fustanin e nusërisë, ka veshur rroba të tjera dhe është larguar. Fillimisht shoqëruesja ka pritur disa minuta jashtë, por pasi ka trokitur disa herë dhe askush nuk është përgjigjur, ajo ka lajmëruar edhe familjarët e tjerë, të cilët pasi e kanë shqyer derën kanë kuptuar që nusja ia kishte mbathur.

Të gjithë dasmorët janë alarmuar, i zoti i shtëpisë nuk ka ditur çfarë tu thotë dasmorëve, por i ka përcjellë pa asnjë argument. Ikja e nuses është konsideruar si tradhti bashkëshortore. Thuhet se familja nuk ka qenë vendase, por e ardhur nga Mati.